business

Punëtor fizik për kapjen e qenëve

  • star Publikuar: 15-08-2023
  • star Skadon: 29-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hortikultura
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 884

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Rregullores mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës nr.1292 të datë:16.06.2023 si dhe Rregullores për procedurat e rekrutimit, mardhënien kontraktuale dhe avansim në detyrë në ndërmarrje me nr.1338 të datë:20.06.2023, NPL”Hortikultura” Rishpall këtë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Titulli: Punëtor fizik për kapjen e qenëve

Numri i pozitave: 1

Niveli i pagës: 10

Kohëzgjatja e kontratës: puna provuese 6 muaj( me mundësi vazhdimi)

Kualifikimi:

  • shkolla e mesme
  • patentë shofer kategoria B

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • merr direktiva nga Veterinari dhe Drejtorit i Operativës
  • kryen shërbime për kapjen e qenëve endacak dhe i transporton në qendër
  • sistemon kafshët në kafaze dhe kujdeset për mirëqenien e tyre
  • kryen dhe punë të tjera duke u bazuar në veprimtarinë e ndërmarrjes dhe urdhëresës së eprorit,
  • obligohet të lëviz nga njësia në njësi- zona të tjera, në raste të veçanta dhe sipas kërkesës së punës me urdhër të drejtorit të operativës
  • për punën e tij i përgjigjet Veterinarit, Drejtorit të Operativës dhe Kryeshefit Ekzekutiv

Procedurat e konkurimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në Arkivën e Ndërmarrjes NPL”Hortikultura” SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën www.hortikultura-pr.com.

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën, rr.Tahir Zajmi, pn në Prishtinë, apo përmes Postës së Kosovës.

Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontraktues si dhe email adresën.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Aplikacionit duhet bashkangjitur:

-Formulari për aplikim i NPL”Hortikultura”

- dëshmit për kualifikim shkollor

- dëshmit për përvojen e punës

- kopjen e letërnjoftimit

-çertifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është i/e dënuar(jo më të vjetër se gjashtë muaj)

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë Brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcakuara në këtë shpallje si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.

Shpallja është e hapur që nga data 15.08.2023- 29.08.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL”Hortikultura” SH.A.