business

Njoftim për Furnizim me Veshëmbathje

  • star Publikuar: 03-06-2024
  • star Skadon: 10-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 849

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Veshëmbathje

Data e përgatitjes së njoftimit: 03/06/2024

T- 08/2024

Detajet për kontakt

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, 10000 - Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Tel. Mobil:+38344239349

email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e veshmbathjeve për rreth 500 familje skamnore. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura si ne vijim:

IRK njofton të gjithë operatorët ekonomik që ofrojnë çmimet për veshmbathje, që komisioni i IRK do ta bëje verifikimin e kualitetit dhe çmimit në terren. Ju lutem ofroni çmimet dhe zbritjen finale në përqindje.

Çmimet duhet të ofrohen pa TVSH dhe zbritja duhet të bëhet pas atij çmimi.

Lista e veshmbathjeve, ku do te ketë edhe produkte te tjera, ilustrim i shembullit me poshtë:

No.

Pershkrimi

Cmimi

TVSH

Zbritja

Cmimi final

1

Këpucë100-18%p.sh 10%76.28

2

Jakne 100-18%p.sh 10%76.28

3

Pantolla100-18%p.sh 10%76.28

4

Xhemper/Blluze 100-18%p.sh 10%76.28

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Nr.Dokumentacioni ligjor Lloji

1.

Certifikate e Biznesit Kopje

2.

Certifikata e TVSH-sëKopje

3.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

4.

Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se të gjitha produktet në pakon ushqimore janë të sigurta për konsum dhe nuk e rrezikojnë shëndetin publik.

E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania

5.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016

0.00

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull Oferta për Furnizimin me Veshëmbathje 2024 - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 10/06/2024 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.