business

Udhëheqës i Divizionit për Investime Strategjike

  • star Publikuar: 27-09-2024
  • star Skadon: 26-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 808

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqës i Divizionit për Investime Strategjike

Klasa e pozitës: Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.4

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit : 26/09/2024

Afati për aplikim: 27/09/2024 - 26/10/2024

Institucioni: Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Departamenti: Departamenti për Investime

Divizioni

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00015287

Kodi : RPC0008826

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Menaxhon punën e përgjithshme të divizionit dhe ndihmon udhëheqësin e departamentit ne caktimin e

objektivave dhe zhvillimin e planit te punës për përmbushjen e objektivave ne fushën e hartimit të projekteve strategjike;

  • Zhvillon dhe propozon politika dhe aktivitet në fushën e hulumtimeve dhe analizave lidhur me programet e investimeve strategjike;
  • Në koordinim me institucionet përkatëse, promovon mundësinë e investimeve strategjike në Kosovë dhe zbaton politikat dhe iniciativa që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve strategjike të Diasporës;
  • Në bashkëpunim me institucionet përkatëse, zhvillon, mirëmban dhe e përditëson regjistrin e aktiviteteve të investitorëve strategjikë;
  • Merr pjesë në grupit operacional për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve mbi investimet strategjike;
  • Menaxhon procesin e përgatitjes së materialeve dhe publikime të nevojshme për mundësitë e investimeve strategjike në Kosovë, si dhe për nxitjen e këtyre investimeve nga Diaspora;
  • Udhëheq në organizimin e konferencave, forumeve dhe organizimeve të tjera, me qëllim të nxitjes së investimeve strategjike në Kosovë;
  • Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët tjerë ne institucion;
  • Kryen pune tjera te cilat mund te kërkohen kohe pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Fakulteti Ekonomik, Juridik apo Shkencatjera Shoqerore;
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të gjëra e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon Divizioni.
  2. Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative.
  3. Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmes aftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  4. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon.
  5. Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Divizionit/Departamentit.
  6. Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 10/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen