business

Edukatore për moshën 3-6 vjeç (2)

  • star Publikuar: 29-07-2022
  • star Skadon: 05-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2098

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR “CICËRIMAT”

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP “CICËRIMAT” – Prishtinë shpallë:

KONKURS I JASHTËZAKONSHËM

Pozita :

Dy (2)  Edukatore për moshën 3-6 vjeç

Orarë  i plotë.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor "Cicërimat" Lagja Kalabri, Rruga “ Jon” Prishtinë
  • Rezymeja personale (CV).
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Dëshmi shtesë për fazës paraseleksionuese :

  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

  • Fakulteti i Edukimit – programi parashkollor
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike, 
  • Fakulteti Filozofik- dega e Pedagogjisë 

Përparësi kanë kandidatët

  • të cilët kanë përfunduar trajnimin e KK, i akredituar nga MASHT dhe
  • të cilët kanë përfunduar ndonje trajnim  për metodologjinë e Montesorit

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk

do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që
  • dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Me rastin e marrjes së aplikacionit, kandidatët mund të marrin edhe dokumentin ku përshkruhet
  • procedura e përzgjedhjes dhe dokumentin ku përshkruhen kriteret e paraseleksionimit.
  • Për intervistë do të ftohen vetëm 10  kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur prej dates 29.07.2022 – 05.08.2021.  Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00.

Aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike.

Në email: [email protected] dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, duke bashkuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin (diplomën) dhe përvojën tuaj të punës..

Në  ‘’Subject’’ ju lutem shenoni: Aplikim për edukatore

Konkursi mbetet i hapur deri me datë 05.08.2022 .

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.