business

EKSPERT PËR PRODUKTIMIN E VIDEOVE ONLINE PËR SESIONET E ANTIGJIPSIZMIT - VIDEO TË SHKURTRA DHE TË GJATA

  • star Publikuar: 31-10-2024
  • star Skadon: 08-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 305

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

TERM I REFERENCËS PËR PRODUKTIMIN E VIDEOVE ONLINE PËR SESIONET E ANTIGJIPSIZMIT - VIDEO TË SHKURTRA DHE TË GJATA

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

  1. Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

2. Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me diskriminim dhe përjashtim social të vazhdueshëm, një situatë që është pasojë e antigjipsizmit — një formë e veçantë e racizmit që i drejtohet këtyre komuniteteve. Antigjipsizmi shfaqet në forma të ndryshme, si përjashtimi nga tregu i punës, mungesa e qasjes në arsim cilësor dhe shërbime publike, si dhe stigmatizimi kulturor dhe social. Këto pengesa i vendosin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në disavantazh të madh, duke përjetësuar ciklet e varfërisë dhe përjashtimit social.

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme për të luftuar antigjipsizmin përmes organizimit të sesioneve të dedikuara për këtë temë. Këto sesione synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e shoqërisë së gjerë dhe institucioneve publike mbi ndikimin e antigjipsizmit dhe të ofrojnë mjete praktike për të luftuar këtë fenomen. Duke u bazuar në përvojat dhe rekomandimet nga ekspertët dhe anëtarët e komuniteteve të prekura, sesionet ofrojnë një platformë për diskutim dhe reflektim mbi mënyrat më efektive për të adresuar dhe eliminuar paragjykimet racore.

Për të rritur ndikimin dhe arritjen e këtyre sesioneve, është e nevojshme prodhimi i videove që përmbledhin përmbajtjet e diskutuara dhe rekomandimet kryesore. Këto video do të shërbejnë si një mjet edukativ për publikun e gjerë dhe një burim i vlefshëm për organizatat që merren me promovimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Video të tilla, në gjuhën shqipe me titra në gjuhët rome, serbe dhe angleze, do të sigurojnë qasje më të gjerë dhe do të lehtësojnë shpërndarjen e mesazheve kyçe në platforma të ndryshme mediatike dhe sociale.

3. QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi i këtij angazhimi është të krijohen video që shërbejnë për të promovuar dhe edukuar publikun mbi sfidat e antigjipsizmit dhe të ofrojnë mjete për ta luftuar këtë fenomen. Videot do të shpërndahen në platforma online dhe media sociale, duke arritur një audiencë të gjerë dhe duke përfshirë mesazhe në disa gjuhë për t'u përshtatur me audiencat e ndryshme.

4. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Kompanisë/Ekspertit:
Të prodhohen dy formate të videove:

  • 1 video e shkurtër (1-3 minuta) për media sociale që përmbledhin çështjet kryesore të sesioneve të antigjipsizmit, duke theksuar mesazhet kryesore dhe përvojat individuale.
  • 1 video e gjatë (8-15 minuta) që ofron përmbajtje më të thelluar mbi diskutimet, shembujt v
  • Zhvillimi i skenarëve të përshtatshëm për të dy formatet e videove, bazuar në përmbajtjen dhe temat e diskutuara gjatë sesioneve të antigjipsizmit.
  • Të kryhet regjistrimi profesional dhe montimi i materialeve video në gjuhën shqipe. Përfshirja e titrave në gjuhën rome, serbe dhe angleze do të jetë e detyrueshme për secilën video.
  • Identifikimi i personazhit
  • Kompania/eksperti duhet të bashkëpunojë ngushtë me organizatorët për të siguruar që përmbajtja e videove është në përputhje me objektivat dhe mesazhet edukative të sesioneve të antigjipsizmit.I

5. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Videot e prodhuara për sesionet e antigjipsizmit do të kenë një audiencë të gjerë dhe të larmishme, duke përfshirë:

  1. Publiku i gjerë – individët e interesuar për çështje të të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale.
  2. Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – anëtarët e këtyre komuniteteve që do të përfitojnë nga mesazhet e fuqizimit.
  3. Organizatat e shoqërisë civile dhe avokatët për të drejtat e njeriut – që do të përdorin videot si burim edukativ për promovimin e barazisë dhe përfshirjes.
  4. Institucionet publike dhe politikëbërësit – për të mësuar më shumë rreth antigjipsizmit dhe për të zbatuar politika përfshirëse.
  5. Mësuesit dhe studentët – për të nxitur ndërgjegjësimin mbi diskriminimin dhe përfshirjen sociale në sistemin arsimor.
  6. Media dhe platforma sociale – për të promovuar diskutimin publik mbi antigjipsizmin.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumenteve përkatëse për zbatimin e përgjegjësive te caktuara. Pagesa do të bëhet në këste, bazuar në përparimin e arritur dhe dorëzimin e materialeve të përfunduara sipas planit të punë.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Përvojë e dëshmuar në prodhimin e videove profesionale me fokus në çështje sociale dhe edukative.
  • Njohuri të shkëlqyera në procesin e regjistrimit dhe editimit të videove në gjuhën shqipe.
  • Aftësi për të përfshirë titrat në gjuhët rome, serbe dhe angleze.
  • Portofol me shembuj të ngjashëm të punëve të mëparshme, veçanërisht në çështje që lidhen me komunitetet e margjinalizuara.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV ose përshkrimi i kompanisë.
  • Portofol me projektet e ngjashme të përfunduara / ose eksperience ne video te ketij formati.
  • Propozimi teknik dhe oferta financiare

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 08.11.2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.