business

Specialist/e i/e Marketingut

  • star Publikuar: 24-03-2025
  • star Skadon: 31-03-2025
Kategoritë Marketing, Social Media
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 154

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist/e i/e Marketingut (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur në fushën e IT-së me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut për të promovuar produktet/shërbimet e kompanisë.
  • Analizimi i tregut dhe identifikimi i trendeve për të optimizuar fushatat e marketingut.
  • Krijimi i përmbajtjeve tërheqëse për kanale të ndryshme, duke përfshirë media sociale, email marketing, blogje dhe fushata reklamimi.
  • Menaxhimi i platformave të marketingut dixhital (Google Ads, Facebook Ads, LinkedIn, etj.) dhe optimizimi i fushatave për të maksimizuar ROI.
  • Krijimi dhe menaxhimi i kalendarëve të përmbajtjes për postime dhe aktivitete promovuese.
  • Organizimi i eventeve, promovimeve dhe partneriteteve me influencues ose kompani të tjera.
  • Monitorimi i performancës së fushatave të marketingut dhe përgatitja e raporteve analitike për të sugjeruar përmirësime.
  • Bashkëpunimi me ekipet e shitjeve dhe dizajnit për të zhvilluar materiale promovuese dhe fushata të personalizuara.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në një rol të ngjashëm të marketingut (p.sh., Specialist Marketingu, Menaxher i Mediave Sociale, ose role të tjera të lidhura).
  • Njohuri të mira të strategjive të marketingut dixhital dhe platformave të reklamimit.
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrimin e përmbajtjes dhe komunikimin.
  • Eksperiencë në përdorimin e mjeteve analitike (Google Analytics, Meta Business Suite, etj.).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projekte në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri të softuerëve të dizajnit si Canva, Adobe Illustrator ose Photoshop janë një avantazh.
  • Kreativitet, fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Mars 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.