business

KËRKESË PËR OFERTË: Akomodimi, ushqimi dhe pijet për trajnime

  • star Publikuar: 02-09-2024
  • star Skadon: 22-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 972

KËRKESË PËR OFERTË

Numri i kërkesës:PEN Oferta 01-2024
Data e publikimit:2 shtator 2024
Data e mbylljes:22 shtator 2024
Titulli i kontratës:Akomodimi, ushqimi dhe pijet për trajnime
rezidenciale
Autoriteti kontraktues:Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë - PEN
Adresa:Rr. Kaçaniku p.n., Prishtinë
Telefoni, e-mail:+383 (0)49 728 555; [email protected]
  1. PËRMBLEDHJE
    1. Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në Kosovë (PEN) është duke kërkuar ofertë për akomodim përfshirë ushqimin dhe pijet për nevojat e projektit PIAKOS dhe projekteve tjera të organizatës të përcaktuara në këtë dokument.
  2. PIAKOS, nën mbështetjen e Bankës Botërore dhe implementimin e Advocacy Training & Resource Center (ATRC), synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacion dhe shërbime këshillimore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë në lidhje me të drejtat pronësore. Në kuadër të projektit PIAKOS, PEN do të realizojë trajnime me 100 studentë të drejtësisë të cilët do të edukohen detajisht mbi të drejtat pronësore të grupeve të lartpërmendura.

1.3 Kompanitë duhet të ofertojnë sipas specifikimeve financiare dhe teknike të paraqitura në këtë dokument.

  1. KUSHTET E DETYRUESHME PËR PJESËMARRJE

2.1 Kompania e interesuar duhet të dorëzojë ofertën e tyre siç parashihet më poshtë:

  1. KËRKESAT E PËRGJITHSHME
    • Duhet të dërgohet data e ofertës dhe numri identifikues.

3.1 Ofertat duhet të përmbajnë informacionin e mëposhtëm shtesë:

  • Numri i Certifikatës së Regjistrimit të Biznesit/NUI.
  • Vërtetimi nga ATK se kompania nuk ka borxhe tatimore.
  • Oferta financiare duhet të jetë në valutën EURO (furnitori mund të përdor forma/shembuj vetanake të ofertimit me kusht që sigurohen të gjitha informacionet sipas kërkesës)
  • Oferta financiare duhet të ketë të përcaktuar cmimet pa TVSH.
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe/ose e vulosur me logo zyrtare.
  • Oferta duhet të përmbajë elementet e nevojshme si më poshtë:

Nr:Përshkrimi[1]Sasia për ofertimÇmimiÇmimi pa
për njësiTVSH
1.Ushqim3 racione_____€_____€
(mëngjes, drekë,
Darkë, të bashkëngjitet menyja)
2.Pije joalkoolike 3 pije për ditë_____€_____€
3.Kafe2 kafe për ditë_____€_____€
4. Uje 2 shishe për ditë _____€ _____€
NrPërshkrimiSasia përÇmimiÇmimi pa
ofertimpër njësiTVSH
1Akomodimi/fjetjaDhomë njëshe_____€_____€
Dhomë dyshe
Dhomë treshe
Dhomë katërshe
NrSalla/NRKapacitetiSipërfaqeÇmimi pa
TVSH
1Sallat në(persona)m2
Dispozicion për një ditë pune
  1. KUSHTET DHE RREGULLAT E KUOTIMIT
  • Afati i fundit i dorëzimit të ofertës është 22 shtator 2024.
  • Ofertat do të vlerësohen në bazë të kërkesave të mësipërme teknike (40% në vlerë të përgjithshme) dhe ofertën ekonomikisht më të favorshme (60% në vlerë të përgjithshme).

[1] Kompanitë mund të ofertojnë në formatin që posedojnë me kusht të përmbajtjes së informacioneve të kërkuara.