-thumbnail.jpg)
Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:
Pozita: Bagerist – 1 pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Operon me makineri për gërmim, zhvendosje dhe ngarkim të materialeve në kantier ndërtimi;
- Sigurohet që puna të kryhet në mënyrë efikase dhe në përputhshmëri me standardet teknike sipas udhëzimeve;
- Respekton procedurat dhe rregullat e sigurisë;
- Mban evidencë për oret e punës së makinerisë, kontrollave dhe riparimeve të tyre.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
- Kërkohet përvoj pune e mëparshme në operim me Bager ose makineri të ngjajshme;
- Leje valide për operim me këto makineri;
- Njohuri bazike rreth mirëmbajtjes së makinerive.
Orari i punes: I plotë
Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura.
Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.
Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike: [email protected] .
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.
Konkursi mbetet i hapur deri me 05/09/2025.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com
Apliko shpejtë përmes sistemit!