business

Zyrtarë Policorë

  • star Publikuar: 06-07-2023
  • star Skadon: 26-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 100
Vendi i punës Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Mitrovica Veriore, Prishtinë, Prizren
Shikime 17991

Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, kreu II, neni 8, Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, neni 5 dhe 6, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021, neni 7, Udhëzimin Administrativ 01/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, kapitulli III neni 7, neni 8 pika 1 dhe 2, dhe Vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë 19.06.2023 me nr. ref: 01/0344, Policia e Kosovës shpall:

K O N K U R S

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

A. Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.


B. Testet:

a) Testi me shkrim;
b) Testi i aftësive fizike;
c) Intervista;
d) Testi psikologjik;
e) Kontrollimi mjekësor;
f) Verifikimi i të kaluarës.

C. Forma e aplikimit:

Aplikimi në konkursin për zyrtarë policor mund të bëhet në dy mënyra:

1. Aplikimi online dhe
2. Aplikimi në formë fizike.

1. Aplikimi online bëhet përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com/ Shpallje/ Mundësi punësimi

Në aplikimin online duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuara si:

a) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar;
b) Certifikata e Gjendjes Penale (jo me i vjetër se 6 muaj);
c) Një fotografi të formatit (5 x 5);

2. Aplikimi në formë fizike - formularët për aplikim mund të merren në zyrat e personelit të drejtorive rajonale, në stacionet policore, ose të shkarkohen nga ueb faqja e PK-së: www.kosovopolice.com

Në aplikimin në formë fizike duhet bashkangjitur dokumentet e kërkuara si:

a) Kopja e diplomës për arsimin e mesëm të lartë, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopja e diplomës e nostifikuar;
b) Certifikatën e lindjes/ekstrakt i lindjes;
c) Certifikata e Gjendjes Penale;
d) Kopje e letërnjoftimit apo pasaportës;
e) Një fotografi të formatit (5 x 5);
f) Dokumenti nga pika b) dhe c) të jetë i vlefshëm (jo me i vjetër se 6 muaj).

Aplikacioni për konkurrim pas plotësimit duhet të dorëzohet së bashku me kopjet e dokumenteve të kërkuara personalisht në zyrën e personelit pranë drejtorive rajonale në Prishtinë, Mitrovicë Jugu, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë Veri dhe Gjakovë, çdo ditë pune prej orës 09:00-15:00.

D. Detyrat dhe autorizimet e përgjithshme të Policisë

a) Të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat;
b) Të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të gjithë personave;
c) Të parandalojë rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike;
d) Të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
e) Të hetojë veprat penale dhe kryesit e tyre;
f) Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë sigurinë në komunikacion;
g) Të menaxhojë dhe të kontrollojë kufirin shtetëror;
h) Të ofrojë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente; dhe
i) Të kryejë detyra të tjera të parapara me Ligjin e Policisë.

E. Zbatimi i vendimit të datës 19.06.2023 me nr. ref: 01/0344 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative

Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme afirmative me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.
Masat e veçanta të përkohshme afirmative që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 06.07.2023 deri me datën 26.07.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 038-5080 lokali: 1554 apo 1722 si dhe në 038/245-184, prej orës 09:00-15:00.

Sqarim: Kandidatët të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet) mund të drejtohen në stacionin policor më të afërt për të bërë aplikimin online.

Pas përzgjedhjes se aplikacioneve kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimet e cekura më lart.

Informimi i kandidatëve lidhur me çdo fazë të testimeve do të publikohet në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në tabelat e shpalljeve nëpër Drejtoritë Rajonale dhe Stacionet Policore përkatëse.

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.