Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Berlin
Shikime
954
Shield Recruitment & HR kërkon Projekt Menaxher 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i punës: Berlin, Gjermani.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Projektimi dhe Planifikimi: Përgatitja e planifikimeve dhe dizajneve të ndërtimeve sipas standardeve teknike dhe ligjore gjermane.
- Kontrolli i Cilësisë/Statikës: Sigurimi i cilësisë së lartë të materialeve dhe punimeve gjatë gjithë fazave të projektit.
- Menaxhimi i Projektit: Koordinimi i ekipeve dhe burimeve për të siguruar përmbushjen e afateve të projektit dhe buxhetit.
- Monitorimi i Ndërtimit: Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit për të siguruar që puna të përputhet me planifikimet dhe specifikimet.
- Menaxhimi i Rrezikut: Identifikimi dhe menaxhimi i rreziqeve të mundshme gjatë procesit të ndërtimit.
- Punë me Përfaqësuesit e Zyrave Zyrtare: Komunikimi dhe koordinimi me autoritetet vendore dhe zyrtarët e ndërtimit për miratimin e planifikimeve dhe dokumenteve.
- Siguria në Punë: Sigurimi që të gjitha aktivitetet ndërtimore të respektojnë standardet e sigurisë në punë.
- Raportimi dhe Dokumentimi: Ruajtja e regjistrave dhe dokumentacionit të plotë të projektit për nevojat e kontrollit dhe raportimit.
- Bashkëpunimi Ndërkombëtar: bashkëveprimi me kontraktorët dhe inxhinierët e tjerë për të koordinuar veprimet dhe për të zgjidhur çështje të ndryshme gjatë procesit të ndërtimit.Analizë e plotë për fazën e ndërtimit, për nevojat e kompanisë – projekteve;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ndërtimtarisëose Arkitektures;
- Mbi 5 vite përvojë punë si Projekt Menaxher;
- Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- Njohuri pune të programeve kompjuterike (Microsoft office, ArchiCAD, Projekte Profesionale etj);
- Njohja e Gjuhës Gjermane;
- Njohja e ligjeve Gjermane;
- Normativat, standardet dhe dispozitat e Gjermanisë;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Maj 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.