business

TRAJNER

  • star Publikuar: 21-05-2024
  • star Skadon: 26-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 621

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

Ofertim për ekspertizë;

Trajner/e për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për ngritje të shkathtësive të buta në parapërgatitje të kandidatëve në aplikimin e tyre për pozita publike për plotësimin e kuotës së 10%.

Prishtinë,2024

  1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

2. KONTESTI I NDËRHYRJES:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë janë ndër grupet më të prekura në fushën e punësimit për shkak të sfidave ekonomike dhe sociale. Këto komunitete kërkojnë masa të veçanta për t'u siguruar punësim, që do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve jetësore dhe punësimit të tyre në të ardhmen.

Përmes projektit "Social Justice-Empoerment and Social Justice for Roma Woman"ne synojm të rrisim numrin e të punësuarëve në sektorin publik/privat gjë që do të arrihet përmes qasjeve të ndryshme, duke përfshirë ofrimin në trajnime përgatitore për konkurse të hapura publike për plotësimin e kuotës së 10%.

3. QËLLIMI SPECIFIK

Organizata ”Voice of Roma Ashkali and Egyptians” përmes projekteve si "Social Justice-Empowerment and Social Justice for Roma Woman" ka për qëllim të luftojë sfidat në punësimin e këtyre komuniteteve, të adresojë kërkesat e tyre në punësim në mënyrë që të kontribuojmë drejtë arritjes së qëllimit, për rritjen e numrit të të punësuarëve duke ju ofruar asistim dhe mbështetje në ngritje të kapaciteteve për punësim në pozita të denja. Kjo do të jetë një mundësi e mirë konkurruese për me qenë pjesë aktive në tregun e punës.

4. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Audienca për këtë trajnim përfshin të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar në pozitat e shpallura nga Qeveria e Kosovës për plotësimin e kuotës së 10% për vende të punës .

5. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Procesi dhe metodologjia e angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:

  • Rekrutimi i trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm mund të jenë individë me përvojë të mëparshme si trajnerë, në fushën e Shkathtësive të Buta ose dhe të ngjashme;
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas pranimit të aplikacioneve, selektohen kanidatët duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si: përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Më pas kalohet tek procesi intervistes ku do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Trajneri do të përgatisë materiale trajnimi të përshtatshme për audiencën dhe përmbajtjen e trajnimit, duke përfshirë prezantime, studime rasti, dhe ushtrime praktike që mbulojnë tema e shkathtësive të buta;
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i trajnimit: Trajneri do të zhvillojë trajnimin bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar një përvojë të mësimit efektive për pjesëmarrësit. Gjatë këtij procesi, trajneri do të inkurajojë pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat e tyre për të pasur një trajnim sa më të suksesshëm.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raportit; Trajneri pas zhvillimit të trajnimit do të përgatisë një raport i cili do të përfshijë vlerësimin e pjesëmarrësve mbi trajnimin, progresi i pjesëmarrësve dhe rezultatet e trajnimit, rekomandime për të ardhmen etj.

6. PRODUKTI

Produkt i këtij trajnim janë të gjithë kandidatët të cilët janë ndermjetësuar për të aplikuar në pozitat e shpallura nga Qeveria e Kosovës për plotësim e kuotës së 10% për punësiimin e komuniteteve rom, askali dhe egjiptian.

7. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojitet për përgatitjen e trajnimit, ofrimin e trajnimit dhe raportit përfundimtar të trajnimit. Megjithatë, ne rekomandojmë që numri i ditëve të angazhimit të trajnerit të mos jetë më i gjatë se 2 ditë.

8. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare;
  • Ekspertizë në fushën e trajnimeve për Shkathtësi të Buta, ose të ngjashme;
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në ofrimin e trajnimeve/lehtësim;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i përmbushur afatet kohore;

Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.

9. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]

  • CV;
  • Referencat e punës;
  • Kopja e diplomës së nivelit të shkollimit;
  • Çertifikata përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve;
  • Oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;

10. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë elektronike përmes adresës zyrtare të organizatës [email protected] . Ju lutemi specifikoni në subjekt titullin e shpalljes!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 26 Maj 2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.