business

Arkitekt/e (2), Ndihmës Monter (2)

  • star Publikuar: 23-03-2023
  • star Skadon: 23-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Elnor Sh.p.k
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 32575

‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimin e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar.

Ofrojm 4 vende të lira pune:

  • 2 Arkitekt/e
  • 2 Ndihmës Monter

1. Arkitekt/e

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të ketë paraqitje profesionale.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me klient.
  • Të ketë njohuri në programet si: ArchiCAD, AutoCAD dhe Corpus.
  • Aftësi për vërejtjen e detajeve në projekte.
  • Aftësi në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Të jetë i/e gatshme për dizajnimin e mobiljeve sipas kërkesave të klientëve.
  • Të ketë përvojë në matje dhe pergatitje të projektit për prodhim.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, e domosdoshme.
  • Të ketë patentë shofer, kategoria B.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Aftësi për të përcaktuar qëllimet dhe kërkesat e klientëve me anë të projektit.
  • Matja e hapësirave në terren.
  • Dizajnimi i produkteve dhe përgatitja e projekteve sipas kërkesave të klientëve.
  • Përgatitja e vizatimeve teknike për montim.
  • Planifikimi dhe realizimi i projekteve dhe punëve sipas planeve dinamike.
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore dhe mujore për punët e përfunduara.

2. Ndihmës Monter

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë të kryer arsimin e mesëm.
  • Të kenë përvojë së paku 2 vite në montim të mobiljeve.
  • Të posedojn patent-shofer.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Aftësi për përdorimin e mjeteve të punës dhe materialeve të ndryshme.
  • Shkathësi në kryerjen e punëve dhe aftësi për organizimin e punëve sipas kërkesës.

Benefitet shtesë:

  • Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
  • Kontratë pune afatgjate.
  • Mundësi aftësimi profesional.
  • Ambient miqësor pune.
  • Sigurim shëndetësor.

Mosha e preferuar: 25 - 45 vjeçar.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 467 819.