
Pozita e Lirë: Punëtor për Blerje dhe Planifikim
Kompania: Endeks Europe – Fabrikë për prodhimin e produkteve higjienike
Lokacioni: Rruga “Marigona Rezidence”, Preoc
Përshkrimi i Pozitës:
Endeks Europe është në kërkim të një punëtori të përkushtuar dhe me përvojë për departamentin e blerjes dhe planifikimit. Kandidati ideal duhet të jetë i organizuar, me aftësi të mira komunikuese dhe të dijë të punojë në një ambient dinamik të prodhimit.
Kërkesat:
- Minimum 2 vite përvojë pune në fushën përkatëse
- Njohuri të gjuhës turke dhe angleze
- Aftësi në përdorimin e softuerëve të punës (ERP, Excel, etj.)
- Aftësi të planifikimit, analizës dhe menaxhimit të furnizimit dhe stokut
Çfarë ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Shujta ditore e paguar
- Sigurim shëndetësor për punëtorin
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Pagesë konkurruese
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 24.08.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!