Kategoritë
Ekonomi
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1909
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Shpallje për vend të lirë pune
Pozita: | Zyrtar/e Financiar / Kontabilist |
Organizata/njësia: | FKEE/ Sektorii Financave |
Lokacioni: | Prishtinë, Republika e Kosovës |
Data e shpalljes së konkursit: | 01.11.2023 |
Data/ora e mbylljes: | 15.11.2023, 16:00(koha lokale) |
Lloji dhe kohëzgjatja e kontratës: | Kontratë pune me orar të shkurtuar (20 orë në javë) për periudhë të caktuar kohore |
Periudha provuese: | 3 muaj |
Kur pritet të fillojë marrëdhënia e punës: | Brenda dy javësh pas nënshkrimit të kontratës së punës |
A) Rrethanat organizative | |
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE)është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme. | |
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore | |
Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sektorit të Financave, Zyrtari Financiar /Kontabilisti ështëpërgjegjës për të kryer detyrat e përditshme në lëminë e financave dhe kontabilitetit bazuar në planin strategjik të FKEE, konform legjislacionit në fuqi, manualit të operimit dhe rregulloreve të brendshme të FKEE-së. | |
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore | |
|
|
D) Kualifikimet, përvojadhe aftësitë profesionale dhe gjuhësore |
|
E) Shpërblimi – Paga mujore |
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh). |
F) Të dhëna tjera |
FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës. Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/ |
- Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
- Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
- CV-në e hollësishme të aplikuesit
- Letrën e motivimit përfshirë synimet eaplikuesit për punën gjatë kohës së angazhimitne FKEE (jo më shumë se 3 (tri) faqe)
- Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse studimet janë kryer jashtë vendit)
- Dëshmi/Cerifikatë për “Kontabilist i Çertifikuar”
- Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin D më lart)
Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më
15 Nëntor 2023, ora 16.00.
Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-6 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.