
Ftesë për Shprehje Interesimi -
Ofrim i Shërbimeve për Prodhimin e Videove Edukative
Data: 9.5.2025
Forcimi i cilësisë së shërbimeve të edukimit të fëmijërisë së hershme në institucione të EFH-së dhe stimulimit të hershëm në shtëpi për fëmijët e vegjël në Kosovë
Strengthening the quality of center-based early childhood education services and early stimulation at home for young children in Kosovo
Përshkrimi:
Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim njeh rëndësinë e periudhës kritike të të nxëit dhe zhvillimit në vitet e para të jetës dhe rolin vendimtar të cilësisë së edukimit në këtë periudhë. Edukimi i hershëm cilësor është thelbësor dhe integral në zhvillimin holistik të fëmijëve, veçanërisht për më të pafavorizuarit, duke kompensuar privimet e mjedisit të tyre social. Andaj përmes forcimit të aftësive të profesionistëve të edukimit të hershëm për të zbatuar në mënyrë efektive kurrikulën e re të edukimit në fëmijërinë e hershme, si dhe fuqizimit të ndërgjegjësimit të prindërve/kujdestarëve për rëndësinë e zhvillimit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme, synojmë të krijojmë shance dhe mundësi për mjedise stimuluese dhe zhvillimore ku çdo fëmijë, mund të shpërthejë dhe të zhvillojë potencialin e vet.
Në kuadër të zbatimit të projektit “Forcimi i cilësisë së shërbimeve të edukimit të fëmijërisë së hershme në Institucionet e EFH-së dhe stimulimit të hershëm në shtëpi për fëmijët e vegjël në Kosovë” (Strengthening the quality of center-based early childhood education services and early stimulation at home for young children in Kosovo), i financuar nga UNICEF, me mbështetje financiare nga Qeveria e Luksemburgut, Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH), në bashkëpunim me organizatën The Library Project Kosova, fton kompani të kualifikuara të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për ofrimin e shërbimeve të mëposhtme, në kuadër të realizimit të aktivitetit kreativ dhe edukativ “Ora e Tregimeve nga Biblioteka e Fëmijëve Prishtinë”.
Përshkrimi:
“Ora e Tregimeve nga Biblioteka e Fëmijëve Prishtinë” është një seri tregimesh audio-vizuale ku figura të njohura dhe të dashura të Kosovës lexojnë libra për fëmijë në gjuhën shqipe me synimin për të promovuar leximin, identitetin kulturor dhe dashurinë për tregimin tek fëmijët dhe familjet e tyre.
Ky projekt frymëzohet nga suksesi i “Storyline Online - Library” dhe synon të krijojë një bibliotekë digjitale dinamike për fëmijët dhe familjet shqiptare, duke kombinuar leximin nga figura publike, ilustrime origjinale dhe dizajn zanor tërheqës në gjuhën shqipe. Videot do të jenë të qasshme në YouTube, në platformat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Bibliotekës së Fëmijëve, në aplikacionin Folio të UNICEF-it, si dhe në platformat e Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim (QSHHZH) dhe të organizatës The Library Project Kosova. Përmes këtyre kanaleve, projekti synon të ofrojë një përvojë të pasur, gjithëpërfshirëse dhe angazhuese për fëmijët dhe familjet, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.
Kjo thirrje ka për qëllim angazhimin e një kompanie profesionale për prodhimin e 5 videove të këtij formati.
Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për:
- Regjistrim profesional i leximeve nga figurat publike, në studio ose përmes pajisjeve të përshtatshme nga distanca, duke siguruar cilësi të lartë audio dhe video.
- Përpunim të plotë të audios dhe sinkronizim me ilustrimet
- Ilustrim ose animacion bazuar në tregimet përkatëse (në bashkëpunim me ekipin redaktues)
- Montazh final i videos (8–12 minuta për video)
- Përgatitje e videove për publikim në platformat YouTube, në platformat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Bibliotekës së Fëmijëve, në aplikacionin Folio të UNICEF-it, si dhe në platformat e Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim dhe The Library Project Kosova.
Struktura e një videoje:
- Hyrje nga figura publike - 30 sekonda
- Leximi i tregimit - 7-10 minuta
- Reflektim - 1 minutë
- Mbyllja me mesazh edukativ
- Rrotullim i krediteve (autor, ilustrues, partnerë, etj.)
Kompania duhet të posedojë kualifikimet e mëposhtme:
- Përvojë e dëshmuar në prodhimin e videove edukative dhe/ose të ngjashme
- Ekip teknik i kualifikuar për video, audio, dhe animacion/ilustrim
- Pajisje profesionale për regjistrim dhe përpunim të materialeve
- Aftësi për të punuar në bashkëpunim me organizatat dhe figurat publike të përfshira
- Dorëzimi i punës brenda afateve të përcaktuara
- Koordinimi i ngushtë me ekipin e The Library Project Kosova, QSHHZH dhe UNICEF, gjatë të gjitha fazave të projektit, nga planifikimi deri te dorëzimi final
Kohëzgjatja e angazhimit:
- Angazhimi pritet të përfundojë brenda periudhës Maj – Qershor 2025.
Për shërbimin e hapur në këtë thirrje!
Procesi i aplikimit:
Kompanitë e interesuara janë të ftuara të paraqesin:
- Prezantim i kompanisë dhe portfolio e ekspertizës dhe projekteve të ngjashme
- Ofertë financiare për realizimin e 5 videove (e detajuar).
Kompanitë mbajnë përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e dokumentacioit të ofruar.
Buxheti:
Tarifa e shërbimit do të diskutohet bazuar në kualifikimet, përvojën dhe fushën e propozuar të punës.
Kriteret e Vlerësimit:
Propozimet do të vlerësohen bazuar në kualifikimet e kompanisë, qasjen e propozuar, kuptimin e kontekstit të projektit dhe efikasitetin në kosto.
Dorëzimi i Propozimit:
Aplikuesit e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresën [email protected] dhe [email protected] deri më 24.05.2025, ora 16:00, duke specifikuar në subject: “Aplikim për Video Tregime për Fëmijë”.
Konfidencialiteti:
Të gjitha informacionet e ndara gjatë konsulencës do të trajtohen si konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllimin për të cilin është hapur kjo thirrje.
Informacioni i Kontaktit:
Për pyetje ose përjashtime në lidhje me këtë thirrje, ju lutemi kontaktoni në adresën: [email protected] dhe [email protected]
Shënim:
“The Library Project Kosova“ dhe “Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim” rezervon të drejtën për të refuzuar cilindo apo të gjitha propozimet e pranuara, të negociojë individualisht me cilindo kompani të kualifikuar, ose të anulojë këtë thirrje në çdo kohë pa asnjë përgjegjësi.
“The Library Project Kosova“ dhe “Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim” janë të interesuara të marrin propozime nga kompani të kualifikuara që ndajnë së bashku me ne qëllimin për të promovuar cilësinë e shërbimeve të edukimit të fëmijërisë së hershme dhe stimulimin e hershëm në shtëpi për fëmijët e vegjël në Kosovë.