business

Asistente e Burimeve Njerëzore, Dizajner Grafik

  • star Publikuar: 30-06-2025
  • star Skadon: 15-07-2025
Kompani HAPPY SH.P.K
Kategoritë Burime Njerëzore, Dizajn grafik
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 2

Konkurs për punë: Asistente e Burimeve Njerëzore

Përgjegjësitë:

  • Përgatitjen dhe kalkulimin e pagave për stafin.
  • Përgatitja dhe shpërndarja e shpalljeve për vende pune.
  • Menaxhimi i CV-ve të pranuara dhe organizimi i intervistave me kandidatët.
  • Mbajtja e dosjeve të përditësuara për të gjithë punonjësit, përfshirë kontratat, certifikatat, vlerësimet dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm.
  • Sigurimi i plotësimit të dokumentacionit në përputhje me rregulloret dhe standardet e kompanisë.
  • Organizimi i trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për stafin.
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të HR, përfshirë ndjekjen e procedurave të përzgjedhjes, zhvillimit dhe vlerësimit të stafit.
  • Mbështetje në zgjidhjen e konflikteve dhe të çështjeve të tjera që mund të lindin me stafin.
  • Sigurimi që të gjitha kërkesat e lidhura me stafin të adresohen në mënyrë të duhur dhe të shpejtë.
  • Sigurimi i një komunikimi efektiv dhe të qartë me të gjithë stafin për procedurat dhe politikat e HR.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare preferohet në Menaxhim Burimesh Njerëzore, Juridik Psikologji, Administratë Publike, Ekonomi ).
  • Eksperiencë e mëparshme pune në fushën e burimeve njerëzore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me individë të ndryshëm.
  • Aftësi për të punuar me dokumente dhe sisteme të menaxhimit të burimeve njerëzore. ∙
  • Njohuri të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe programeve të menaxhimit të të dhënave.
  • Aftësi të organizimit dhe të menaxhimit të shumë detyrave njëkohësisht.

Konkurs për punë: Dizajner Grafik

Detyrat dhe përgjegjësitë e dizajnerit grafik:

  • Krijimi i materialeve vizuale për marketing dhe komunikim (posterë, broshura, reklama, banera, fletushka, etj.)
  • Përgatitja e dizajneve për printim (digjital, offset, flexographic, rotogravurë) dhe publikim digjital
  • Krijimi dhe përditësimi i identitetit vizual të Kompanisë (logo, paletë ngjyrash, font, etj.)
  • Puna në bashkëpunim me ekipin e marketingut apo menaxhmentin për të zhvilluar fushata vizuale.
  • Përpunimi i fotove dhe përgatitja e tyre për përdorim komercial.
  • Respektimi i afateve dhe dorëzimi i projekteve me cilësi të lartë.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Përvojë e mëparshme në dizajn grafik (në mënyrë profesionale ose përmes projekteve personale)
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e softuerëve si: Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, (opsionale: Adobe InDesign, Canva, CorelDRAW, etj.)
  • Aftësi të mira kreative dhe sy për detaje
  • Aftësi për të punuar në afate të caktuara dhe në mënyrë të pavarur
  • Diplomë në dizajn grafik, arte pamore apo fusha të ngjashme (Përparësi)
  • Njohuri bazike në marketing digjital apo branding (Përparësi)
  • Aftësi në përpunimin e 3D Mockups/Renders (Përparësi)
    (Blender, Adobe Dimension, Substance Stager, …)

Orari i punës - I plotë
Ditët e punës – E Hëne-E Premte

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it hr@happy.com.al

Vendi: Konjuh, Lipjan.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu