business

THIRRJE PËR EKSPERTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E PLANEVE TË VEPRIMIT DHE PLANEVE VJETORE PËR ARSIMIN DHE RININË

  • star Publikuar: 12-02-2025
  • star Skadon: 25-02-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Pejë, Deçan, Istog, Klinë, Obiliq
Shikime 115

THIRRJE PËR EKSPERTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E PLANEVE TË VEPRIMIT DHE PLANEVE VJETORE PËR ARSIMIN DHE RININË

  1. INFORMACIONI PËRGJITHSHËM

Solidar Suisse për Evropën Jug-lindore (EJL) shpall këtë thirrje për ekspertë të jashtëm për të mbështetur Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Drejtoritë Komunale për Kulturë Rini dhe Sport në hartimin e Planeve të Veprimit (3 – 5 vjeçare) dhe Planeve Vjetore të Arsimit dhe të Rinisë. Këto plane do të hartohen në bashkëpunim me Drejtoritë Komunalepër Arsimit dhe Drejtoritë për Kulturë, Rini dhe Sportdhe do te zhvillohen përgjatë viteve 2025 – 2028 në komunat e Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Obiliqit. Planet do të hartohen në kuadër të projektit "Let’s Debate Change, me qëllim që të ofrojnë një udhërrëfyes praktik për zbatimin e objektivave të përcaktuara në Planet Zhvillimore të Arsimit, Planet Zhvillimore të Rinisë dhe/ose Planet Zhvillimore Komunale të secilës komunë.

Një ekspert/e/ mund të aplikojë për të hartuar Planet e Veprimit (3 – 5 vjeçare) dhe Planet Vjetore për një ose më shumë komuna.

II. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR HARTIMIN E PLANEVE AFATMESME DHE VJETORE PËR ARSIM DHE RINI

Ekspertët do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Drejtorive Komunale të Arsimit, dhe Drejtoritë Komunale të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilat do të ofrojnë ekspertizën nga çdo departament i tyre, për të transformuar objektivat strategjike të Planeve Zhvillimore në masa të zbatueshme përmes Planeve të Veprimit (3 - 5 vjeçare) dhe Planeve Vjetor për Arsimin si dhe Planeve te Veprimit (3 - 5 vjeçare) dhe Planeve Vjetore për Rini.

Ekspertët për fushën e arsimit do të angazhohen në detyrat e mëposhtme:

  • Hartimi i masavekonkrete për zbatimine objektivave të Planeve Zhvillimore të Arsimit dhe/ose Planeve Zhvillimore Komunale, duke siguruar që ato të jenë të realizueshme dhe të bazuara në burimet dhe kapacitetet e komunave.
  • Identifikimi dhe përcaktimi i afateve kohore për secilën masë të ndërhyrjes, duke përcaktuar periudhat për zbatim dhe ndjekje të progresit.
  • Përcaktimi i indikatorëve matës për monitorimin e progresit të masave dhe vlerësimin e efektivitetit të Planit të Veprimit dhe Planit Vjetor për Arsimin.
  • Sigurimi i mekanizmave për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave,për të lehtësuar ndjekjen e progresit dhe për të informuar vendimmarrësit në nivel komunal.
  • Përcaktimi i burimeve të nevojshme financiare dhe burimeve njerëzore për secilën masë, duke identifikuar mundësitë për financim nga komuna, donatorët dhe partnerët e tjerë.
  • Bashkëpunimi me Drejtoritë e Arsimit dhe aktorët relevantëpër të siguruar përfshirjen e tyre në të gjitha fazat e hartimit dhe zbatimit të Planit të Veprimit dhe Planit Vjetor.
  • Udhëheqja e punëtorive me përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe akterët tjerë relevant për të mbledhur të dhëna dhe për të siguruar që plani reflekton nevojat e komunitetit.
  • Hartimi i dokumentit final të Planit të Veprimit dhe Planit Vjetor për komunë, duke e harmonizuar me prioritetet e komunës dhe politikat arsimore në Kosovë.

Ekspertët për fushëne rinisë do të angazhohen në detyrat e mëposhtme:

  • Hartimi i masave konkretepër zbatimin e objektivave të Planeve Zhvillimore të Rinisë dhe/osePlaneve Zhvillimore Komunale, duke siguruar që ato të jenë të realizueshme dhe të bazuara në burimet dhe kapacitetet e komunave.
  • Identifikimi dhe përcaktimi i afateve kohore për secilën masë të ndërhyrjes, duke përcaktuar periudhat për zbatim dhe ndjekje të progresit.
  • Përcaktimi i indikatorëve matës për monitorimin e progresit të masave dhe vlerësimin e efektivitetit të Planit të Veprimit dhe Planit Vjetor për Rininë.
  • Sigurimi i mekanizmave për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave,për të lehtësuar ndjekjen e progresit dhe për të informuar vendimmarrësit në nivel komunal.
  • Përcaktimi i burimeve të nevojshme financiare dhe burimeve njerëzore për secilën masë, duke identifikuar mundësitë për financim nga komuna, donatorët dhe partnerët e tjerë.
  • Bashkëpunimi me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe aktorët relevantë për të siguruar përfshirjen e tyre në të gjitha fazat e hartimit dhe zbatimit të Planit të Veprimit dhe Planit Vjetor.
  • Udhëheqja e punëtorive me përfaqësuesit e institucioneve rinore dhe akterët tjerë relevant për të mbledhur të dhëna dhe për të siguruar që plani reflekton nevojat e komunitetit.
  • Hartimi i dokumentit final të Planit të Veprimit dhe Planit Vjetor për Rininë për komunë, duke e harmonizuar me prioritetet e komunës dhe politikat e rinisë në Kosovë.

III. KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA E KËRKUAR

Kandidatët në fushën e arsimit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë universitare në arsim, menaxhim arsimor, politika publike, zhvillim të qëndrueshëm ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 5 vite përvojë në hartimin e strategjive, planevezhvillimore ose planevetë veprimit për sektorin e arsimit.
  • Eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave arsimorenë nivel lokal ose kombëtar.
  • Njohuri të thelluara mbi strategjitë arsimorenë Kosovë, KornizënLigjore të Arsimit Parauniversitar dhe reformat në arsim.
  • Përvojë nëanalizën etë dhënave dhehartimin eplaneve tëveprimit tëbazuara nëindikatorë tëmatshëm dhe masa konkrete të zbatimit.
  • Eksperiencë në lehtësimin e punëtorive me institucione arsimore, drejtori komunale, organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë relevantë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar procesin e hartimit të planit brenda afateve të përcaktuara.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipenë të folur dhe të shkruar, ndërsa njohja e gjuhës anglezeështë e preferueshme.

Kandidatët në fushën e rinisë duhet të përmbushin kriterete më poshtme:

  • Diplomë universitare në fusha të tilla si menaxhimi i projekteve, politika publike, zhvillim i qëndrueshëm, studime sociale ose fusha të tjera të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite përvojë në hartimin e strategjive, planevezhvillimore ose planevetë veprimit, preferohet për sektorin e rinisë.
  • Eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të orientuara drejt rinisë në nivel lokal ose kombëtar.
  • Njohuri të thelluara mbi strategjitë dhe politikat e rinisë në Kosovë dhe kornizat ligjoreqë rregullojnë këtë sektor.
  • Përvojë nëanalizën etë dhënave dhehartimin eplaneve tëveprimit tëbazuara nëindikatorë tëmatshëm dhe masa konkrete të zbatimit.
  • Eksperiencë në organizimin dhe lehtësimin e punëtorive me institucionet rinore, drejtoritë komunale, organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë relevantë.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar procesin e hartimit të planit brendaafateve të përcaktuara.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipenë të folur dhe të shkruar, ndërsa njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.

IV. UDHËZIME PËR APLIKIM

Ekspertët e interesuar për aplikim duhett ë dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV të detajuar në të cilën përfshihet përvoja relevante në fushën për të cilën aplikoni, planifikimit strategjik dhe politikat arsimore, si dhe informacion mbi angazhimet e mëparshme në projekte të ngjashme.
  • Letër motivimi ku shpjegohet interesi për këtë angazhim, përvoja e mëparshme dhe qasja që eksperti synon të ndjekë në hartimin e Planeve.
  • Se paku dy mostra e punës së mëparshme si një plan zhvillimor, i veprimit apo vjetor, analizë strategjike, raport studimor etj., për të demonstruar përvojën dhe aftësitë e kandidatit në këtë fushë.
  • Oferta financiare në të cilën specifikohet tarifa ditore për shërbime te ofruara, numri i ditëve të pritshme për angazhim si dhe numri i komunave për të cilat aplikoni.

Afati i aplikimit dhe mënyra e dorëzimit

Aplikimet dërgohen ne format PDF deri më 25.02.2025 në adresën [email protected] me subjektin "Aplikim për Ekspert të Jashtëm – Plani i Veprimit dhe Plani Vjetor [specifikoni fushëndhe komunat përkatëse]. Vetëm aplikimet e plota do të merren në shqyrtim. Kandidatët që do të përzgjidhen për në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.