Kompani
KEDS Energy
Kategoritë
Ekonomi
Numri i pozitave
7
Vendi i punës
Të gjitha qytetet
Shikime
455
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti për humbje të energjisë elektrike më datë 19-07-2024 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të tensionit të mesëm (TM) dhe tensionit të ulët (TU);
- Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës dhe përdorimin e etiketave të nevojshme;
- Monitoron dhe raporton statusin e keqpërdorimeve të energjisë elektrike (abuzimet, kyçje ilegale, etj);
- Trajton dhe kontrollon konsumatorët e caktuar të evidentuar nga analiza të ndryshme;
- Instalon njehsorët (PLC) dhe realizon MMO, bën kyçje të reja dhe ndërron njehsorët sipas nevojës;
- Teston njehsorët, transformatorët matës, qarqet e lidhjeve dhe rastet e pasivizimit të shifrës;
- Trajton vazhdimisht konsumatorët e kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik të kompanisë;
- Mban evidencë të rregullt për konsumatorët e kontrolluar dhe raporton të dhënat;
- Punon sipas rregulloreve të brendshme të kompanisë dhe rregulloreve tjera me të cilat kompania vepron;
- Kujdeset në përdorimin të pajisjes së dorës (HHU), teknologjinë dhe pajisjet tjera siç është trajnuar;
- Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të sigurisë në punë;
- Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit;
- Raporton vazhdimisht dhe në kohë eprorit për proceset e punës.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Shkollë e mesme teknike, drejtimet: Elektroteknik i energjetikës, Instalues elektrik, Makina elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime elektrike apo Elektroenergjetikë (E lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional);
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
- Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, etj;
- Aftësi të mira analitike, të shërbimit të konsumatorit, punës në ekip dhe nën presion;
- Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi;
- Njohuri të mira të paketës së MS Office.
- Të ketë patent shoferë të kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.