Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Kozmetikë dhe Kurim
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
586
Shield Recruitment & HR kërkon Estetiste 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, dhe të bukurisë;
- Përkujdeset për shërbimet e depilimit në mënyrë profesionale;
- Përkujdeset për shërbime të “Manicure dhe Pedicure” në menyre profesionale;
- Përkujdeset për trajtime bukurie;
- Duhet të jetë në gjendje gjatë gjithë tretmaneve që ti dhuroj klientit/klientes një ndjenjë relaksi dhe rehatie duke i përmbushur të gjitha standardet e Swiss Diamond Hotel.
- Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
- Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;
- Përgjegjës për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj Mysafirëve;
- Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit;
- Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet;
- Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082);
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si estetiste
- Përgatitje profesionale dhe estetist/e i/e certifikuar
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
- Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze
- Të mos jetë nën hetime
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 dhjetor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.