business

Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

  • star Publikuar: 17-07-2023
  • star Skadon: 31-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 11136

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA” – Prishtinë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i Punës: Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 vjeç

Numri i kërkuar: 2 Pozita. Vend i lirë-1 pozitë / Zëvendësim-1 pozitë

Data e alikimit: 17.07.2023 - 31.07. 2023

Instutucioni: Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”

Orarë i punës: I plotë

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar:

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara)
  • Letërmotivimin
  • CV Personale
  • Dokumnet identifikimi
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka)
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Certifikatë që nuk jeni nën hetime jo më e vjetër se 2 (dy) muaj nga data e publikimit të këtij konkursi.

Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr. 74 lagjia Mati II, Prishtinë)

Sqarime shtesë:

Pas plotësimit të kritereve të konkursit publik dhe dispozitat ligjore, kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim;

Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,

Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe

Njohuritë profesionale 40 pikë (Ku përfshihen përvoja e punës dhe nota mesatare gjatë studimeve).

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 17.07.2023 - 31.07. 2023 Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucion Parashkollor “Botanika” në Mati II, Prishtinë.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.