Ftesë për Aplikim
Për përzgjedhjen e Auditorit të Jashtëm për vitin financiar 2026
Institucioni: Institucion Mikrofinanciar ‘START’
Vendi: Prishtinë
1. Qëllimi i angazhimit
START fton kompani të licencuara të auditimit që të aplikojnë për ofrimin e shërbimeve të auditimit të jashtëm për pasqyrat financiare të vitit 2026.
Qëllimi i këtij angazhimi është të sigurohet një auditim i pavarur dhe profesional i pasqyrave financiare, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISA), IFRS, si dhe kërkesat ligjore dhe rregullative të Kosovës
2. Fusha e veprimit/punës
Auditori i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për:
- Auditimin e pasqyrave financiare vjetore të START-it për vitin 2026;
- Dhënien e një opinioni të pavarur mbi saktësinë dhe drejtësinë e paraqitjes së pasqyrave financiare;
- Vlerësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësim;
- Identifikimin e rreziqeve kryesore financiare dhe operacionale;
- Përgatitjen e letrës së menaxhmentit me gjetje dhe rekomandime konkrete;
- Bashkëpunimin me menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve gjatë gjithë procesit të auditimit.
3. Kriteret e pranueshmërisë
Ofertuesit duhet të plotësojnë kriteret në vijim:
- Të jenë kompani auditimi të licencuara nga KKRF (Ligji nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim)
- Të kenë përvojë të dëshmuar në auditimin e institucioneve financiare, preferohet në sektorin mikrofinanciar;
- Të kenë staf profesional të certifikuar (p.sh. ACCA, CPA ose ekuivalente);
- Të kenë reputacion të mirë profesional dhe integritet të lartë;
- Të jenë të pavarur nga START dhe pa konflikt interesi.
4. Dokumentacioni i kërkuar
Aplikuesit duhet të dorëzojnë:
- Profilin e kompanisë;
- Licencat dhe certifikatat përkatëse;
- Referencat relevante (të paktën 3 projekte të ngjashme);
- Qasjen dhe Metodologjinë e propozuar për realizimin e Auditimit;
- Afatet kohore të realizimit;
- Ofertën financiare (e detajuar).
5. Kohëzgjatja e angazhimit
Angazhimi do të mbulojë auditimin për vitin financiar 2026, me mundësi vazhdimi bazuar në performancë dhe vendim të Bordit.
6. Afati për aplikim
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se: 2 Qershor, 2026
7. Mënyra e aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën: [email protected]
Subjekti i emalit duhet të jetë: ‘Aplikim për Auditor të Jashtëm – START 2026’
8. Informata shtesë
Vetëm ofertuesit e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme. IMF START rezervon të drejtën të refuzojë çdo aplikim pa dhënë arsye.
Institucioni Mikro Financiar START
Prishtinë, Kosovë