business

Zyrtar i Lartë i Personelit

  • star Publikuar: 06-07-2023
  • star Skadon: 10-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 27248

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë Ligjor
Institucioni Komuna Prishtinë
Data e njoftimit 12.06.2023
Afati për aplikim 03.07.2023 - 10.07.2023
Nr. i Referencës RN00011858
Kodi RPC0005455

1.Përshkrimi i përgjithshëm i punës

1.Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të
objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
2. Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të
specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e
detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
3. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të
njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
4. Siguron zbatimin e legjislacionit ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore;
5. Ofron mbështetje profesionale për udhëheqësit lidhur me zbatimin e legjislacionit për menaxhimin dhe
zhvillimin e burimeve njerëzore;
6. Merr pjesë në grupe punuese për hartimin e legjislacionit për burimet njerëzore dhe jep rekomandime
për politikat lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore;
7. Përgatit raporte dhe përgjigje në pyetjet e parashtruara nga institucionet tjera lidhure me burimet
njerëzorë;
8. Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi

2.Kërkesat e përgjithshme për pranim
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
• Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
• Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij
ligji.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Diplomë e nivelit
    të pestë të Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), për profesione deficitare (TIK);
  • Diplomat Ndërkombëtare pranohen vetëm nëse janë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit të
    Republikës së Kosovës.
  • Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti Juridik
  • Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme
    për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme

  • Njohuri të plotë në fushën profesionale specifike
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që
    ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike
    dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe
    për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave
    profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5. Pozitat aktualisht të lira

6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
• • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
• • Kopjet e dëshmisë së punësimit
• • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
• • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetëm për zyrtarët publik)
• • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (vetëm për zyrtarët
publik).
• • Certifikatë nga Gjykata që nuk jeni nër hetime (jo më e vjetër se nga data e shpalljes se këtij konkursi)
• • Të gjithë kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovë si dhe nëpër
Kolegjet
• Private brenda RKS-së, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet që diploma e tyre (grada universitare të
fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
• Testimi me shkrim
• Vlerësimi i biografisë
• Intervistë

9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Ligji për zyrtar publik 06/L-114
Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës

10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
• Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
• Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen
individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:
***VËMENDJE:
Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen këtij konkursi, paraprakisht pajtohen që kandidati që aplikon në këtë
procedure të rekrutimit, pajtohet që në rast ankese gjatë procedurave të rekrutimit të bëjë ankesë vetëm online nëpërmjet sistemit SIMBNJ, dhe se çdo ankesë jashtë këtij sistemi nuk do të merret parasysh nga Sektori I Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës!

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në
shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Dokument i gjeneruar nga SIMBNJ
Data: 12.06.2023