business

Praktikant/e të Zyrtarit Ligjor, Praktikant/e të Zyrtarit Finanicar

  • star Publikuar: 22-12-2022
  • star Skadon: 04-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Prishtinë, Prizren
Shikime 13139

FEDERATA E SINDIKATAVE TË SHËNDETËSISË SË KOSOVËS

Shpallë konkurs:

Pozita 1 : Praktikant/e të Zyrtarit Ligjor,

Pozita 2 : Praktikant/e të Zyrtarit Finanicar,

Praktikant vullnetarë 6-9 muaj, pa pagesë

Vendi: QKUK-ë dhe Zyret Regjionale- Pejë, Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.

Ndërsa në zyre Qëndrore për Praktikant për zyrtarë finaciar,

Poziat 1. Detyra dhe përgjegjësitë :

  • Jep këshilla juridike nga legjislacioni i punës,
  • Ofron ndihmë në përpilimin e mjeteve juridike për mbrojtjen e të drejtave (ankesa, kërkesa, parashtresa, njoftime, padi, etj)
  • Sipas kërkesës dhe udhëzimeve të nivelit të lartë jep opinjone ligjore të akteve normative si dhe akteve tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit,
  • Bënë përfaqësim në procedurat disiplinore, gjyqësore, administrative dhe të tjera sipas nevojës,
  • Asiston në takime me punëdhënësin,
  • Kryen shërbime të tjera profesionale nga lëmia e marrëdhënies së punës,

Kualifikimet e nevojshme për pozitën :

  • Kandidati duhet të ketë kryer Fakultetin Juridik,
  • Është e preferuar të ketë përvojë profesionale,
  • Shkathtësi të mirë të menaxhimit të kohës, detyra dhe shkathtësi komunikatave.
  • Ai/Ajo duhet të jetë në gjendje që të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe të ketë shkallë të lartë të integriteti. Afinitet për punë në administratë është i dëshirueshëm.
  • Shkathtësitë e punës me kompjuter duke përfshirë programet përpunuese Ëord, Excel, Internet Explorer etj.
  • Të ketë njohuri në kontabilitet dhe financa,
  • Përparësi njohje e rrjedhshme të gjuhëve: shqipe,anglisht ose serb-kroate.

Pozita 2. Detyra dhe përgjegjësitë :

  • Jep këshilla financiare nga legjislacioni në fuqi,
  • Harton raporte periodike dhe përfundimtare finaciare për FSSHK-ë,
  • Regjistron të hyrat dhe të dalat në FSSHK-ë sipas burimeve dhe përcjell lëvizjet e tyre sipas pozicioneve në pajtim me standard kontabël
  • Kujdeset për hulumtimin e burimeve financiare për FSSHK-ë
  • Kryen punë tjera të nevojshme për FSSHK-ë sipas urdhëresave të FSSHK-së,

Kualifikimet e nevojshme për pozitën :

  • Kandidati duhet të ketë kryer Fakultetin Ekonomik,
  • Shkathtësi të mirë të menaxhimit të kohës, detyra dhe shkathtësi komunikatave.
  • Ai/Ajo duhet të jetë në gjendje që të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe të ketë shkallë të lartë të integriteti.
  • Shkathtësitë e punës me kompjuter duke përfshirë programet përpunuese Word, Excel, Internet Explorer etj.
  • Të ketë njohuri në kontabilitet dhe financa,
  • Përparësi njohje e rrjedhshme të gjuhëve: shqipe,anglisht ose serb-kroate.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-it me fotografi dhe me dokumentacionin përcjellës deri me datë 04.01.2023 ora 15:00, në zyrën Qendrore të FSSHK-së me adresë: Rr.Mustaf Kruja Z4-S3, Kati-5 Nr.17 ose në e-mail: [email protected].

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.