business

Ekspert

  • star Publikuar: 18-10-2024
  • star Skadon: 22-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 795

TERMAT E REFERENCËS

THIRRJE PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROJEKTIT

Funksioni: Angazhimi i një eksperti për vlerësimin e jashtëm të projektit

Vendi i punës: Prishtinë

Emri i projektit: Përmirësimi i gjendjes së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë

Hyrje:

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, i themeluar në vitin 2011, është një koalicion i përbërë nga 35 organizata që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me misionin e përbashkët për të avokuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve në Kosovë. KOMF, i mbështetur nga SMART Balkans, ka zbatuar projektin "Përmirësimi i gjendjes së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë" i cili ka për qëllim përmirësimin e situatës së fëmijëve dhe familjeve në Kosovë. Objektivat specifike të projektit janë: Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve me organizatat anëtare, si aktor kyç për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe Fuqizimi dhe rritja e llogaridhënies në sistemin e mbrojtjes së fëmijës përmes monitorimit, avokimit, vetëdijesimit dhe mobilizimit të akterëve relevantë.

Ky projekt ka synuar që përmes aktiviteteve të parapara, të avancojë qeverisjen e mirë dhe rrisë kapacitetet e KOMF dhe të organizatave anëtarëve në fushat; Menaxhimi i organizatës dhe ngritja e fondeve; Krijimi dhe zbatimi i politikës dhe procedurave të brendshme për mbrojtjen e fëmijës; Avokimi, Komunikimi dhe Vullnetarizmi. Po ashtu tjetër synim i projektit ka qenë përmirësimi i situatës së mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve përmes monitorimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, mobilizimit dhe vetëdijesimit të institucioneve publike.

Me qëllim të analizimit dhe vlerësimit të impaktit të implementimit të aktiviteteve si dhe matjes së arritjes së objektivave të këtij projekti në mënyrë të qartë, reale dhe sa më objektive, KOMF shpall këtë thirrje për të angazhuar një ekspert të jashtëm, i cili pritet bëjë vlerësimin e jashtëm të zbatimit të projektit, në raport me arritjen e rezultateve dhe objektivave të parapara.

Sfondi:

KOMF dhe 35 organizatat anëtare janë akterët kryesor që punojnë në Kosovë në sektorin shoqërisë civile për mbrojtjen e fëmijëve dhe mirëqenies sociale. KOMF është koalicioni i vetëm që punon në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. Pjesa dërrmuese e organizatave anëtare të KOMF janë organizata të profilizuara dhe me eksperiencë të gjatë në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes për fëmijët e cenueshëm, sikurse, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët viktima të dhunës, trafikimit, neglizhencës, fëmijëve pa kujdes prindëror, fëmijëve në situatë rruge të shfrytëzuar për punë të rrezikshme, fëmijëve viktima të abuzimit me substanca narkotike, familjeve në rrezik të ndarjes nga fëmijët e tyre, fuqizimi i familjes, etj.

Sipas KOMF, fuqizimi i organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e fëmijëve dhe shërbime sociale në avancimin dhe mirëmbajtjen e qeverisjes së mirë, pjesëmarrja në procese politikëbërëse, ngritja dhe diversifikimi i fondeve, zhvillimi i procedurave të brendshme të organizatës për mbrojtje të fëmijëve dhe intensifikimi i avokimit, mbeten aspekte shumë të rëndësishme për tu zhvilluar më tej, me qëllim të konsolidimit të një rrjeti solid të shoqërisë civile që garanton cilësi dhe qëndrueshmëri te shërbimeve për fëmijë. Po ashtu, një tjetër aspekt i rëndësishëm i punës së KOMF, është monitorimi nga afër dhe i vazhdueshëm i situatës së fëmijëve në Kosovë duke vepruar si “watchdog”, duke kërkuar llogaridhënie, vëmendje dhe investim tek fëmijët, e duke kontribuar kështu në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe edhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike.

Qëllimi:

Qëllimi kryesor i zhvillimit të procesit të vlerësimit përfundimtar të projektit është të analizohen pikat e forta dhe të dobëta përgjatë implementimit të aktivitete, sfidat e dala, si dhe të matet niveli i arritjes së rezultateve dhe objektivave të parapara të projektit. Ky vlerësim do të synojë po ashtu të ofrojë një orientim mbi iniciativat e ardhshme të KOMF, në përputhje me të arriturat nga zbatimi i projektit.

Përgjegjësitë e ekspertit:

  • Rishikim i literaturës/dokumentacionit të ndërlidhur me projektin dhe zbatimin e tij;
  • Kryerja e mbledhjes dhe analizës së të dhënave në terren;
  • Hartimi i raportit, inkorporimi i komenteve/feedback në raport;
  • Përgatitja e raportit përfundimtar me të gjetura dhe rekomandime.

Produktet:

  • Raporti i vlerësimit përfundimtar të projektit.

Përmbledhje e angazhimit

Detyrat dhe përgjegjësitë

Numri i ditëve

Tarifa për ditë

Tarifa totale
Literaturës/dokumentacionit të ndërlidhur me projektin

1

Mbledhja dhe analiza e të dhënave në terren

3

Hartimi i raportit përfundimtar me të gjetura dhe rekomandime

4

TOTAL

Metodologjia

Eksperti pritet të përdorë qasje gjithëpërfshirëse. Metodologjia duhet të përfshijë shqyrtimin e dokumenteve, intervistat dhe pyetësorët me anëtarët dhe palët e tjera.

Kohëzgjatja

Angazhimi i ekspertit të kontraktuar, do të jetë përgjatë periudhës 23 – 31 Tetor 2024.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Kualifikimi universitar në fushën sociale, juridike, ekonomike dhe drejtime të tjera që lidhen me detyrën.
  • Së paku pesë vjet përvojë pune në sektorin e shoqërisë civile.
  • Përvojë të gjerë në kryerjen e vlerësimeve të jashtme të projekteve të ndryshme të implementuara nga organizatat jo qeveritare.
  • Aftësi të forta udhëheqëse dhe komunikimi.
  • Njohja e fushës së të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve është e preferueshme.

Procedura e aplikimit

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e aplikimit të listuara më poshtë përmes emailit, në adresën; [email protected].

  • CV;
  • Shembuj / Kopje elektronike të raporteve të vlerësimeve të projekteve të kryera më parë;
  • Tri referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  • Propozimi financiar me tarifën e propozuar ditore dhe totale (Bruto).

Propozimi financiar duhet të përfshijë deklaratën e vlefshmërisë së propozimit, të paktën katër javë nga data e aplikimit.

Kriteret për vlerësim:

Kriteret:

Pikët

Maksimumi

Përvoja / portfolio e aplikuesit:

60

Oferta financiare:

40

Pikët totale

100

Afati i fundit për aplikim:

Aplikimi duhet të bëhet deri më 22 Tetor 2024 në adresën [email protected] .

Propozimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen.

Eksperti i përzgjedhur do nënshkruajë kontratën e shërbimit, së bashku me dokumentet si vijon: Politikën për mbrojtjen e fëmijës dhe Politikën kundër shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Këto dokumente janë pjesë përbërëse të kontratës së punës ndërmjet punëdhënësit dhe konsulentit.

Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA). Përmbajtja e këtij aktiviteti është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).