business

Zyrtar/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore

  • star Publikuar: 08-11-2022
  • star Skadon: 22-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 2653

Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e organizuar në tre (3) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës, me datë 08 nëntor 2022, shpall:

K O N K U R S

Për pozitën:

  1. Zyrtar/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore – një (1) pozitë

Vendi i Punës: Pejë;

Detyrat kryesore:

  • Menaxhon dhe asiston në zhvillimin e procedurave të Burimeve Njerëzore dhe proceseve në koordinim me nivelin drejtues të BNJ;
  • Merr pjesë aktive në rekrutimin dhe selektimin e të punësuarve, duke mbështetur dhe koordinuar akterët përkatës;
  • Ndihmon në plotësimin e nevojave të tashme dhe të ardhshme të biznesit, përmes zhvillimit, përfshirjes, motivimit dhe ruajtjes së kapitalit njerëzor;
  • Merr pjesë në krijimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e programit të përfitimeve, brenda kompanisë;
  • Jep mbështjetje për nivelin drejtues të BNJ dhe raporton tek niveli menaxherial lidhur me aspektet e BNJ;
  • Siguron një mbarëvajtje të punës duke dhënë kontributin për një ambient pozitiv dhe të komunikimit;
  • Siguron mbarëvajtje të punës duke adresuar çdo çështje të marrëdhënies së punës, siç janë ankesat në punë;
  • Përgatitë raporte të cilat identifikojnë fushat që kanë nevojë për përmisime brenda kompanisë;
  • Bën përpilimin e kontratave të punës, listës së pagave dhe të pushimeve të të punësuarve;
  • Koordinohet me Departamentin Ligjor lidhur me aspektet e ndryshme të punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve universitare në drejtimin Burime Njerëzore, Administrim Biznesi, Psikologji apo Juridik (Niveli pasuniversitar është pëparësi);
  • Të ketë së paku 2 vite eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Të ketë trajnime në fushën e Burimeve Njerëzore (Përparësi)

Aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë njohuri shumë të mira të perdorimit të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë përvojë dhe të jetë i njoftuar me programe të menaxhimit të Burimeve Njerëzore;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative, saktësi dhe vëmendje në detaje;
  • Menaxhues i mirë i kohës, planifikimit dhe caktimit te prioriteteve;
  • Të posedoj patentë shofer të kategorisë B.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni, ose mund të paraqiteni për plotësimin dhe dorëzimin e aplikacionit në objektin e Q.T. LIRIDONI në Raushiq, Pejë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 22.11.2022 në ora 17:00. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.