business

Inxhinier i elektronikës

  • star Publikuar: 14-10-2022
  • star Skadon: 13-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Swissmed SH.P.K
Kategoritë Elektronike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2363

Përshkrimi i kompanisë

  • Kompani e mirënjohur dhe e mirëformuar në fushën e pajisjeve mjekësore, distributor i kompanive lidere botërore, shpallë vend të lirë pune për pozitën:

Inxhinier i elektronikës

Vendi i punës: Prishtinë

  • Përshkrimi i përgjithshëm i pozitës së punës: Inxhinieri i elektronikës është përgjegjës për mbështetjen teknike ndaj klientëve të kompanisë

Detyrat:

  1. Ofron mbështetjen teknike për pajisjet mjekësore te klientët
  2. Teston analizatorët, i përgatitë për instalim, bënë instalimin, trajnon klientët, bënë mirëmbajtjen periodike të tyre sipas protokoleve të prodhuesit
  3. Bën rifabrikimin dhe kontrollimin e analizatorëve të cilët rilokohen te klientët tjerë
  4. Kujdeset për transportin e sigurt të analizatorëve
  5. Merr pjesë në trajnime jashtë shtetit të organizuara nga prodhuesi
  6. Ngarkon në sistem të gjitha raportet e vizitave
  7. I raporton menaxhmentit të kompanisë në baza javore në lidhje me vizitat dhe aktivitetet
  8. Bën përgatitjen e porosive rutinore dhe urgjente te furnitorët
  9. Përgjegjës për stokun e pjesëve konsumuese të këmbimit
  10. Sipas nevojës, realizon edhe aktivitete tjera të lidhura me punën

Kualifikimi:

  1. Diplomë Universitare në fushën e Inxhinierisë Elektrike apo në fushat e ngjashme
  2. Përvoja e punës si inxhinier me pajisje mjekësore diagostike është përparësi
  3. Bashkëpunëtor në punë ekipore dhe i orientuar drejt përformancës sa më të mirë
  4. Fokus të lartë në ofrimin e shërbimeve ndaj klientit
  5. Shkathtësi të shkëlqyera në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe angleze
  6. Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
  7. Patent shofer dhe aftësi për udhëtime të shpeshta brenda dhe jashtë vendit.

Çfarë ofrojmë:

  1. Pagë të kënaqshme dhe bonuse për përformancën në bazë të eksperiencës dhe arritjes së qëllimeve
  2. Orar fleksibil të punës
  3. Telefoni i kompanisë, laptop, vetura për vizita të klientëve gjatë orarit të punës
  4. Mundësi për zhvillim profesional në një mjedis shumë të mirë të punës

Mob: +38349891880