business

Përfaqësues Ligjor i Komunës

  • star Publikuar: 07-06-2023
  • star Skadon: 13-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Klinë
Shikime 19095

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Klinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë Ligjor

Institucioni : Komuna Klinë

Nr. i Referencës : RN00011660

Kodi: RPC0005274

Data e njoftimit : 16.05.2023

Afati për aplikim : 06.06.2023 - 13.06.2023


Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës në përputhje me përgjegjësitë e tij të përcaktuara me ligj;
  • Sipas kërkesave jep mendime juridike profesionale dhe rekomandime tjera në përmbushjen e ligjshmerisë sa i përketë organeve komunale;
  • Bënë përfaqësimin e Komunës para Gjykatës në të gjitha nivelet;
  • Bënë të gjitha autorizimet për përfaqësime në Gjykatë;
  • Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave;
  • Detyrat/projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale; Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike dhe planifikim të pavarur;
  • Nga zyrtari i kësaj pozite kërkohet dhe pritet të diskutojë rezultatet e punës me eprorin e tij dhe ti referohen atij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme; • Për punën e tij / saj i përgjigjet Kryetarit të Komunës.

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor), Fakulteti Juridik.
  • Kualifikime të posaçme formale: certifikata e provimit te Jurisprudencës,
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioniOrganizata /Vendi i punësNr. i kërkuar
RPC0005105RN000114 83Përfaqësues Ligjor i KomunësProfesional 1V6-7.5 sipas Ligjit 08/L-196Komuna KlinëZyra e avokaturës shtetërore dhe zyra ligjore / Klinë1

Mënyra e aplikimit:

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (te noterizuara)
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Deshmi nga gjykataqe nuk jeni nen hetime

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohja e thellë dhe e specializuar në fushën profesionale specifike; Niveli i lartë i njohjes profesionale dhe teknike nga fusha e caktuar dhe të kuptimi i fushës të cilat janë të lidhura me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohja e gjerë e fushave, të metodave hulumtuse, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve themelore dhe analitike;
  • Aftësi e mendimit logjik dhe analiza;
  • Aftësi për vlerësim të pavarura profesionale; Njohja e njërës nga gjuhët zyrtare;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet).

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Koeficienti i vjeter 9.0 ose koeficienti V6-7.5 me ligjin e ri te pagave.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen