business

Asistent/e Administrativ/e (1), Arkitekt/e (3), Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë (1)

  • star Publikuar: 27-07-2022
  • star Skadon: 15-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Këshillim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2046

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një

(1) Asistent/e Administrativ/e.

Detyrat e Asistentit Administrativ përfshijnë ofrimin e mbështetjes për menaxherët dhe punonjësit tanë, ndihmën për nevojat e përditshme të zyrës dhe menaxhimin e aktiviteteve të përgjithshme administrative të kompanisë sonë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgjigjja dhe telefonata direkte
  • Organizimi dhe planifikimi i takimeve dhe mbajtja e procesverbaleve të detajuara
  • Shkrimi dhe shpërndarja e email-ave, memorandume korrespondence, letra etj.
  • Ndihmë në përgatitjen e raporteve të rregullta të planifikuara
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një sistemi dosjesh
  • Porositja e materialeve/pajisjeve të zyrës dhe hulumtimi i marrëveshjeve dhe furnitorëve të rinj
  • Mbajtja e listave të kontakteve
  • Organizim dhe rezervim i udhëtimeve
  • Veproni si pikë kontakti për klientët e brendshëm dhe të jashtëm
  • Detyra tjera te caktuara nga menaxhmenti

Kërkesat

  • Përvojë e dëshmuar si Asistent Administrativ
  • Njohuri të sistemeve dhe procedurave të menaxhimit të zyrës
  • Njohuri pune për pajisjet e zyrës
  • Aftësi në MS Office (në veçanti MS Excel dhe MS PowerPoint)
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe aftësi për t'i dhënë përparësi punës
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
  • Aftësi të forta organizative me aftësi për të kryer shumë detyra
  • Diploma Universitare ka përparësi
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën Angleze, përparësi njohja e gjuhës Gjermane dhe Frenge

Të dhënat:

Pozicioni:                    Asistent/e Administrativ/e;
Lokacioni:                   Prishtinë;
Kontrata:                    Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen:  15.08.2022

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Asistent/e Administrativ/e në adresën e e-mail-it [email protected] apo ne Webfaqe-n tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon tre 

(3) Arkitekt/e

Detyrat e Arkitektit përfshijnë projektimin dhe mbikqyrjen e ndertimeve të ulëta dhe të larta brenda dhe jashtë vendit. Arkitekti/ja duhet të jetë i/e përgatitur që të projektoj, organizojë dhe mbikqyrë ndërtime të ndryshme në pajtim me standardet dhe normat e duhura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projekton dhe planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e projektimeve, punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Raporton në mënyre periodike (javore) te administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disciplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mbanë përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Arkitekturës/niveli Bachelor, (përparësi kanë kandidatët me nivelin Master).
  • Të ketë të paktën 1 vjet përvojë pune ne projekte të ndryshme banimi, afarizmi, etj. nga të cilat të ketë minimum një projekt kryesor (per ekzekutim) të vizatuar me të gjitha detajet e nevojshme nga konceptimi deri në dorëzimin final;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve: ArchiCAD, AutoCAD, SketchUp, Lumion, (njohja e 3D Studio Max-it është përparësi), si dhe njohuri të Microsoft Office-it;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Gjuhës Angleze.

Të dhënat:

Pozicioni:                    Arkitekt/e;
Lokacioni:                   Prishtinë;
Kontrata:                    Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen:  15.08.2022

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në, Portfolion dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Arkitekt/e’ në adresën e e-mail-it [email protected] apo në Webfaqe-n tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Grand International Group, në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve të saj, kërkon një 

(1) Inxhinier/e i/e Ndertimtarisë – drejtimi Konstruktiv

Detyrat e Inxhinierit përfshijnë projektimin dhe mbikqyrjen e ndërtimeve të ulëta dhe të larta brenda dhe jashtë vendit. Inxhinieri duhet të jetë i përgatitur që të projektojë, organizojë dhe mbikqyrë ndërtime të ndryshme në pajtim me standardet dhe normat ne fuqi

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projekton dhe planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
  • Identifikon rreziqet kryesore në realizimin e objektivave dhe i raporton ato udhëheqësit të kompanisë/menaxherit;
  • Identifikon problemet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e projektimeve, punimeve, drejton dhe propozon mënyrat dhe format e zgjidhjes së tyre;
  • Raporton në mënyre periodike (javore) te administratori duke dorëzuar dokumente mbështetëse për punën e bërë;
  • Ndjek dhe siguron që rregullat e etikës dhe disciplinës në punë të zbatohen me korrektësi;
  • Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar Fakultetin e Ndërtimtarisë/niveli Master
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune ne projekte të ndryshme si:
  • Objekte banimi, afarizmi, industriale etj. nga të cilat të ketë minimum dy projekte kryesore (për ekzekutim) projektuar dhe vizatuar me të gjitha detajet e nevojshme nga konceptimi deri në dorëzimin final;
  • Gjeoteknikë – min. një projekt kryesor (për ekzekutim), mure mbrojtëse dhe sigurim të gropës ndërtimore
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve: AutoCAD, ArmCAD, Tower (ose të ngjshëm për analizë dhe kalkulime : SAP, Tekla, Etabs, etj)  (njohja e Revit-Structure përbën avantazh), si dhe njohuri të Microsoft Office;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
  • Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze.

Të dhënat:

Pozicioni:                    Inxhinier/e i/e Ndertimtarisë – drejtimi Konstruktiv
Lokacioni:                   Prishtinë;
Kontrata:                    Sipas Ligjit të Punës
Aplikimet mbyllen:  15.08.2022

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në, Portfolion dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin Inxhinier/e i/e Ndertimtarisë në adresën e e-mail-it [email protected] apo ne Webfaqen tonë www.grandigroup.com (Careers).

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.