business

Punë praktike profesionale me pagesë (120)

  • star Publikuar: 28-02-2024
  • star Skadon: 06-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 120
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 10881

NJOFTIM: Për mundësinë e angazhimit në punë praktike profesionale me pagesë

Afati për aplikim: Prej 26.2.2024 deri më 6.3.2024, në orën 16:00

Të dashur studentë dhe të diplomuar në njësitë akademike të UP-së,

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina” ju fton të aplikoni në programin e punë praktike profesionale me pagesë.

Informatat e përgjithshme:

UP ka për qëllim që studentëve dhe të diplomuarave të tij t’iu ofrojë mundësi angazhimi në praktikë profesionale me pagesë më qëllim që aftësitë e tyre teorike t’i zbërthejnë në praktikë në fusha të ndryshme profesionale e administrative.

Për këtë qëllim, UP ofron mundësi angazhimi të njëqind e njëzet (120) praktikantëve (studentë aktivë dhe të diplomuar) nën kushtet dhe kriteret si në vijim:

Lartësia e pagesës: 200 euro (bruto) në muaj;

Orari: Fleksibil në koordinimin me menaxherin e linjës;

Kohëzgjatja: Gjashtë (6) muaj për studentët, respektivisht një (1) vit për të diplomuarit;

Angazhimi i grupeve: Grupi I (për studentë): 01.04.2024 – 30.09.2024;

Grupi II (për studentë): 01.10.2024 – 31.03.2025; dhe

Të diplomuarit: 01.04.2024 – 31.03.2025

Fusha e realizmit të praktikës do të caktohet pas përzgjedhjes, gjegjësisht në vartësi prej profilit të studimeve të kandidatit, nevojave dhe mundësive që ka universiteti.

Praktikantët, pas përfundimit me sukses të programit të punës praktike, do të pajisen me certifikatë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kriteret për aplikim:

* Kandidati për punë praktike duhet të jetë student aktiv ose duhet t’i ketë kryer studimet në njërën prej njësive akademike të UP-së.

* Përparësi do të kenë kandidatët që nuk kanë përfituar nga programet e mëparshme të praktikës nga institucione ose organizata të tjera.

* Për qëllime të plotësimit të numrit të vendeve të punës praktike, sipas nevojës, UP do të organizojë një intervistëtë shkurtë me kandidatët e interesuar.

Kandidatët e interesuar, që të jenë pjesë e këtij programi të praktikës profesionale, duke bashkëngjitur pasqyrën e notave (ose diploma për të diplomuarit) mund të aplikojnë online në linqet: https://sems.uni-pr.edu/ (studentët aktivë të UP-së) dhe https://praktika.uni-pr.edu/ (të diplomuarit në UP).

Për më shumë : https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,39,2646

Suksese!