
Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) është Institucion i suksesshëm Mikrofinanciar që vepron në tërë Kosovën. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një instuticioni me integritet që vendos theks të veçantë në kujdesin ndaj klientit, dhe nëse plotësoni kriteret e pozitës së përshkruar më poshtë, ftoheni që të aplikoni për:
VENDE TË HAPURA PUNE
Pozita: Analist/e Kreditor/e
Lokacionet: Dega në Xërxë
Detyrat:
- Të gjej klientë potencial në rajonin që mbulon, dhe të krijojë marrëdhenie të shendosha afariste me ta;
- Të bëjë analizën e kredisë, të ardhurat/shpenzimet dhe qarkullimet e parashikuara;
- Të përgadis dokumentacionin e kredive dhe të dokument garantimeve;
- Të kontrolloj shfrytëzimin e kredive, duke përfshirë këtu edhe bërjen e vizitave të rregullta të bizneseve të klientëve;
- Të monitoroj kthimin e kredive dhe të bëjë kontrollimin e delikuencës në përputhshmëri me objektivat dhe rregulloret e organizatës;
- Te ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega përkatese dhe të krijojë marrëdhenie me biznese të reja.
Kualifikimet:
- Edukimi universitar (preferohet edukimi në ekonomi apo financa);
- Preferohet përvojë pune së paku një vit si analist kreditor për Mikro dhe NVM, në Institucione Financiare/Mikrofinanciare ( e preferueshme);
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese, iniciativë dhe kreativitet;
- Njohuri shume të mire të punës me kompjuter;
- Njohuri te mira mira ne analiza financiar dhe të programeve që përdoren në financa dhe kredidhënie për regjistrimin e të dhënave;
- Të posedojë patent shoferi;
- Aftësi që të punojë me njerëz me prejardhje dhe përkatësi nacionale të ndryshme;
- Aftësi që të punojë si pjesë e ekipit;
Të interesuarit duhet të plotësojnë Aplikacionin për Punë. Aplikacionet mund ti merrni në zyren e AFK së në adresën në vijim: •Xërxë, Magjistralja Gjakove -Prizren pranë pompës Shell, apo ta shkarkoni nga web faqja zyrtare: www.afkonline.org
Aplikacionin e plotesuar e dergoni ne e-mail adresën: [email protected] . Ne titull duhet te shkruhet pozita e punes dhe vendi.
Së bashku me aplikacion gjithashtu dorëzoni edhe një Letër Motivimi dhe CV-ne tuaj.
AFK-ja mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet Kosovare.
Afati i fundit për aplikim është 31.03.2025
Shënim: Do të kontaktohen vetem kandidatët e selektuar në liste të ngushtë!