business

ADMINISTRATOR I RRJETIT

  • star Publikuar: 29-05-2023
  • star Skadon: 19-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 7713

Prishtinë 29 maj 2023

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) hap konkurs për pozitën e punës me orar të plotë:

ADMINISTRATOR I RRJETIT

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Administron rrjetin e FKPK-së dhe siguron që ai funksionon si duhet (në fazën e testimit dhe përditshmëri).
• Instalon dhe mirëmban sistemin e postës elektronike të FKPK-së dhe sistemin për menaxhimin e kontributeve pensionale.
• Instalon, zbaton, mirëmban dhe eliminon problemet në serverët e FKPK-së.
• Siguron që serverët janë në gjendje pune dhe veprojnë me kohë minimale të rënies nga sistemi.
• Koordinohet me ofruesin e sistemit për menaxhimin e kontributeve pensionale për zhvillimin dhe zbatimin e solucioneve të rrjeteve.
• Këshillon për specifikimet e sistemit, planin e zbatimit, si dhe cilësinë e produkteve të ndërlidhura me solucionet e rrjeteve.
• Mbikëqyr zhvillimin e infrastrukturës së intranetit dhe LAN-it.
• Ndihmon në instalimin dhe konfigurimin e rrjetit dhe instalimin e pajisjeve të tjera.
• Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe planeve strategjike që qeverisin rrjetin e FKPK-së.
• Ndihmon në zbatimin e masave të sigurisë së të dhënave (përfshirë mbrojtjen antivirus dhe anti-spam).
• Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e masave të konfidencialitetit për qasje të sigurt në burimet e bazës së të dhënave/rrjetit.
• Zbaton solucionet e efektshme të TI-së për shkëmbimin e të dhënave brenda FKPK-së me institucionet e tjera.
• Eliminon problemet dhe ofron mbështetje në korrigjimin e çdo gabimi në sistem (në koordinim dhe bashkëpunim me punonjësit e tjerë).
• Ndihmon në zhvillimin dhe promovimin e përdorimeve të reja të teknologjisë për të përmirësuar shërbimet e FKPK-së.
• Ofron mbikëqyrje, këshilla dhe trajnime për stafin e FKPK-së, si dhe i ndihmon që të fitojnë njohuri për përdorimin e sistemit.
• Instalon harduerë dhe softuerë si dhe eliminon problemet në to (sipas nevojës).
• Ofron mbështetje teknike në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e ueb faqeve të FKPK-së (në internet dhe intranet).
• Merr pjesë në takimet vendimmarrëse për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve.
• Ndihmon në sigurimin e obligimeve të përputhshmërisë, si dhe siguron që solucionet janë të lehta për shfrytëzim.
• Ndihmon në hartimin e raporteve të rregullta dhe të kohëpaskohshme për DM dhe Bordin Drejtues (për aktivitetet e Njësisë).
• Mirëmban dosjen elektronike të inventarit (për softuerët dhe licencat).
• Shërben si zyrtar ndërlidhës me AQP-në (për njësinë e TI-së).
• Zbaton masat e sigurisë së internetit.

Kompetencat dhe kualifikimet:
• Ka përfunduar (ose është në përfundim) të studimeve në drejtimet relevante të TIK.
• Përvojë profesionale prej së paku dy (2) vjetësh në rrjete dhe sisteme.
• Njohuri të sistemeve operative; AD, virtualizim dhe infrastrukturë.
• Njohuri të rrjeteve, firewall-ve dhe protokolleve të rrjeteve si TCP/IP, DNS, DHCP, VPN dhe tjerë.
• Njohuri të sigurisë së informacionit.
• Njohuri të gjuhës angleze.
• Aftësi të shkëlqyera analitike dhe për zgjidhje problemesh.
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe për bashkëpunim në ekip.
• Certifikime profesionale përkatëse (e dëshirueshme).
• Njohuri në skriptim/programim (e dëshirueshme).

Dokumentet për aplikim:
1. Biografia (CV).
2. Letërmotivimi (Cover Letter).
3. Diploma e studimeve të përfunduara ose certifikata e notave të studimeve.
4. Referenca ose shkresa që dëshmojnë përvojën e punës në fushën e TI-së dhe pasqyrojnë njohuritë e kërkuara më lart.
5. Certifikatat profesionale në fushën e TI-së (nëse ka).

Mënyra e aplikimit dhe afati:
Aplikimi bëhet me email në: [email protected] me referencën: “Administrator i rrjetit”

Afati i fundit për aplikim është më: 19 qershor 2023 - ora 16:00.

VËMENDJE!:
Aplikacionet pa bashkëngjitur “Dokumentet për aplikim” (pikat e obligueshme 1 deri 4) NUK do të shqyrtohen. Të gjitha dokumentet e dërguara për aplikim duhet të bashkëngjiten si pdf.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit do të kontaktohen.