business

Vëzhgues/e i/e kamerave

  • star Publikuar: 10-02-2025
  • star Skadon: 28-02-2025
Kompani Kosmonte Foods
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 437

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Vëzhgues/e i/e kamerave

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Vëzhgon në vazhdimësi kamerat në të gjitha hapësirat e Kompanisë;
  • Monitoron procesin e aktiviteve brenda kompanisë;
  • Përcjell procesin e punës si dhe stafin;
  • Evidenton vizitat nga palet e jashtme;
  • Raporton çdo situatë të dyshimtë;
  • Gjeneron raporte sipas kerkeses.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Mesem;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil dhe organizativ;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese, menaxhimit të kohës dhe etikes në punë.
  • Preferohet një (1) vit përvojë pune.

Kosmonte Foods Sh.p.k është kompani e përkushtuar në ofrimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për punë ku ka të organizuar mbulueshmërinë e transportit, shujtes ditore si dhe sigurimit shëndetësor andaj inkurajojmë që të aplikojnë të gjithë ata të cilet plotësojnë kushtet e lartëcekura, në veçanti përsonat me aftësi të kufizuara.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi për poziten e shpallur bëhet duke dërguar CV-në përmes postes elektronike: [email protected] apo paraqitjes pranë selisë në adresen e lartëcekur.

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Konkursi mbetet i hapur deri me 28/02/2025.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com .