SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Analist i të dhënave (Data Analyst)
Lokacioni: Zyra Qendrore- Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 24/2024)
Raporton tek: Menaxheri i Njësisë se Analizimit të të Dhënave dhe Raportimit
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Posedimi i aftësive matematikore për të analizuar të dhënat kryesore operative dhe financiare.
- Mbështetje ne matjen e performancës dhe pajtueshmërinë me rregullatorin.
- Mbeshtetje ne raportimin për palët e interesuara dhe pajtueshmërinë me autoritetet.
- Aftësitë teknike për të ekzekutuar në mënyrë të pavarur modele statistikore për klasifikimin e matjes, matjen dhe përkeqësimin e portofolit të kredisë.
- Pjesemarrje në ekipin ndërfunksional, duke ndihmuar me përpunimin e të dhënave, iniciativat për përmirësimin e proceseve dhe automatizimin e raportimit.
- Ekstraktimi ,i dhe organizimi i të dhënave në përgjigje të kërkesave të menaxhmentit.
- Krijimi i tabelave dhe grafikone për prezantime vizuale
Aplikantët duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:
- Preferohet diploma e nivelit master në matematikë, shkenca kompjuterike, statistika ose fusha të ngjashme.
- Aftësi matematikore për të kryer llogaritje të avancuara
- Njohuri të forta me Microsoft Excel dhe SQL
- Eksperiencë në përdorimin e mjeteve për vizualizimin e të dhënave si Power BI
- Aftësia për të mësuar shpejt rregulloret që lidhen me mikrofinancën
- Komoditet në përgatitjen dhe dorëzimin e raporteve tek vendimmarrësit
- Aftësi të forta të të menduarit kritik
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi . Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 25 korrik 2024
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!