business

Shpallje: 1. KONKURS PËR GAZETARË, 2. MIRËNJOHJET “MIK I FËMIJËVE”

  • star Publikuar: 12-11-2024
  • star Skadon: 30-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1357


KONKURS PËR GAZETARË

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Terre des hommes në Kosovë ndajnë çmimet vjetore për tregimet më të mira në media në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë, për vitin 2024.

Tre çmime vjetore në gazetari, në vlerë prej 500 Euro secila, do të ndahen për shkrimet apo reportazhet më të mira të botuara në portale, radio dhe televizione të ndryshme në Kosovë, gjatë vitit 2024.

Aplikantët që konkurojnë duhet t’i përmbahen këtyre kritereve:

  1. Të kenë shkrim, botim, dokumentar apo reportazh televiziv/radiofonik që trajton tema të cilat kanë të bëjnë me fëmijët dhe ndërlidhen me shërbimet dhe mbrojtjen e tyre në Kosovë, të botuara nga data 6 Nëntor 2023 deri në datën 10 Nëntor 2024;
  2. Të dërgojnë punimin / shkrimin / publikimin e tyre VETËM në formë elektronike me e-mail, në të dy email adresat e mëposhtme:
    1. [email protected].
    2. [email protected]

      *Aplikimi duhet të dërgohet në të dy adresat e vendosura më lartë!
  3. Të bashkëngjisin në emailin ku aplikojnë, dy dokumente si më poshtë:
    1. Të dhënat e aplikantit (emër, mbiemër, mediumi ku punon, e-mail dhe numri i telefonit) së bashku me titullin e botimit, datën e saktë të publikimit të tij dhe vegëzën për qasje në artikull.
    2. Punimin e plotë me të cilin aplikanti po konkuron.
  4. Gazetarët kanë të drejtë të aplikojnë me më shumë se një botim / punim.

Afatet për aplikim:

  • Konkursi do të qëndrojë i hapur që nga data e shpalljes së tij në www.portalpune.com dhe faqet zyrtare të KOMF, deri më 30 Nëntor 2024.
  • Çmimet për fituesit do të ndahen gjatë një ceremonie e cila do të organizohet në Dhjetor 2024.

Shkarko: SHQIP
Download: ENGLISH
_____________________________

MIRËNJOHJET “MIK I FËMIJËVE”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Terre des hommes ndan mirënjohjet vjetore “Mik i fëmijëve” për individë apo korporata kontribuese në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë, për vitin 2024.

Tre mirënjohje vjetore “Mik i Fëmijëve”, do të ndahen për individë apo subjekte të cilët kanë dhënë kontribut drejt mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve, gjatë vitit 2024.

Mirënjohjet për kontribuesit më të mëdhenj në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë vitit 2024 nuk do të jenë në vlerë monetare por në formë të mirënjohjes dhe falenderimit për kontributin e dhënë.

Legjitimiteti

Kandidatët duhet të kenë kontribuar në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë në Kosovë gjatë vitit 2024, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në fushën e mbrojtjes dhe mirëqenies sociale, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë etj.

Kandidatët mund të jenë subjekte juridike sikurse korporata, biznese, banka, trupa diplomatik, mediume, personalitete dhe individë nga komuniteti.

Kriteret e përzgjedhjes

Kriteret e përzgjedhjes do të përfshijnë:

  • Shtrirjen, fushëveprimin e shërbimit/veprimit/iniciativës/ndikimit/përpjekjes/ këmbënguljes;
  • Cilësinë dhe/ose sasinë e ndryshimit / ndikimit në shoqëri;
  • Shtrirjen e inovacionit si pjesë e ndikimit / ndryshimit;
  • Pasionin e dëshmuar;
  • Vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë në ofrimin e mbështetjes.

Vlerësimi Vlerësimi i nominimeve do të bëhet nga një panel vlerësues i jashtëm, i përbërë nga personalitete prej fushave si shoqëria civile, universiteti, komuniteti, etj. Pas vendimit të panelit, KOMF merr vendimin final për fituesit.

  • Paneli do të përbëhet nga tre personalitete, jashtë përbërjes së KOMF, për të ruajtur transparencën dhe shmangur konfliktin e interesit;
  • KOMF do të dërgojë ftesa zyrtare për anëtarët e panelit vlerësues;
  • Paneli bën vlerësimin e nominimeve dhe në bazë të vlerësimit, merr vendim me shkrim për fituesit e mirënjohjeve dhe jep arsyetimin e vendimit për secilin fitues.
  • KOMF merr vendimin final rreth aprovimit të fituesve të shpallur nga paneli.


Aplikantët që konkurojnë duhet t’i përmbahen këtyre kritereve:

  1. Të kenë dhënë kontribut në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë gjatë vitit 2024, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në fushën e mbrojtjes dhe mirëqenies sociale, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë etj;
  2. Kandidatët mund të jenë subjekte juridike sikurse korporata, biznese, banka, trupa diplomatik, mediume, personalitete dhe individë nga komuniteti;
  3. Të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin e nominimit i cili gjendet i bashkangjitur si aneks në fund të kësaj thirrjeje. Formulari duhet të përmbajnë emrin e personit/subjektit/biznesit dhe arsyetimin përkatës të nominimit. Arsyetimi duhet të jetë i saktë dhe i detajuar, duke përmbajtur informacionin e nevojshëm rreth kontributit të dhënë dhe arsyeve pse kandidati është nominuar për këtë mirënjohje.
  4. Kandidatët mund të nominohen nga persona të tjerë, apo të vetënominohen. Ju mund të dorëzoni një, apo më shumë nominime.

Afatet për aplikim:

  • Shpallja do të qëndrojë e hapur që nga data e shpalljes së tij në www.portalpune.com dhe faqet zyrtare të KOMF, deri më 30 Nëntor 2024.
  1. Nominimi / formulari i plotësuar, duhet të dërgohet VETËM me e-mail në të dy adresat: [email protected] dhe [email protected]deri në datën 30 Nëntor 2024.
  • Mirënjohjet për fituesit do të ndahen gjatë një ceremonie e cila do të organizohet në Dhjetor 2024.

Shkarko: SHQIP
Download: ENGLISH

KOMF dhe Terre des hommes inkurajonë të gjithë individët apo subjektet të cilët kanë dhënë kontribut në përmirësimin e situatës dhe mirëqenies së fëmijëve, të aplikojnë për tre mirënjohjet “Mik i Fëmijëve”, që do të ndahen këtë vit.