business

Njoftim për Furnizim me çanta dhe material shkollorë

  • star Publikuar: 08-08-2023
  • star Skadon: 15-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 30444

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me çanta dhe material shkollorë

Data e përgatitjes së njoftimit: 08/08/2023

T-22/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitarë dhe zhvillimorë, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitarë/zhvillimorë është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e çantave dhe materialit shkollorë për fëmijet jetim në bazë të projektit “Çanta dhe paisje shkollore”, ku do të bëhet shpërndarja e rreth 1500 çantave se bashku me material shkollorë në të gjitha komunat e Kosovës, ku secili fëmijë do të përfitojë nga një çantë së bashku me paisje tjera percjellëse shkollore. Përfituesit do te jene nga te gjitha komunat e Kosovës.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 1500 çanta dhe material shkollorë për secilin përfitues nga një, lokacioni në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshire të gjitha fshatrat. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Koha e liferimit: ______ dite.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjor Lloji
1.Certifikate e Biznesit Kopje
2.Certifikata e TVSH-së Kopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania bashkëpunuese
5.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Kuotimi financiarë

NR

Artikulli

Sasia

Cmimi per sasi

1

Çantë për fëmijë në klasë të parë

1

2

Çantë për fëmijë në klasë të dytë deri të pestë

1

3

Çantë për fëmijë në klasë të gjashtë deri të nëntë

1

4

Çantë për fëmijë në klasë të dhjetë deri dymbëdhjetë

1

5

Fletore A5 40fq.

10

6

Numratore

1

7

Ngjyra tempera

1

8

Komplet vizore trekëndësha

1

9

Ngjitës letre

1

10

Ngjyra të drurit

1

11

Brusha për ngjyrosje

1

12

Lapsa te drurit

3

13

Kimika

3

14

Gomë

1

15

Mprerëse

1

16

Ngjyra të ujit

1

17

Çantë për lapsa

1

18

Fllamastera

1

19

Bllok 1

1

20

Bllok 2

1

21

Bllok 3

1

22

Bllok 4

1

23

Bllok 5

1

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosovaçanta dhe material shkollorë” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Ju lutemi që se bashku me ofertat te sillni edhe mostrat per secilen kategori te çantave dhe materialit percjelles.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 15/08/2023 në ora 14:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.