business

Zyrtar i Lartë për të Drejta të Fëmijëve

  • star Publikuar: 05-10-2022
  • star Skadon: 31-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 12684

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit Specialistë të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale

Institucioni Komuna Prishtinë

Nr. i Referencës RN00009928

Kodi RPC0003642

Data e njoftimit 03.10.2022

Afati për aplikim 24.10.2022 – 31.10.2022

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

– Pranimi i palëve dhe vlerësimi i tyre rreth përshtatshmërisë së shërbimeve

– Mban evidencën e rasteve dhe bën ndarjen të barabartë për të gjitha rastet

– Kujdeset për bazën e shënimeve dhe futjen e të dhënave

– Angazhohet për të siguruar që informacionet në lidhje me shërbimet e disponueshme të punës sociale është në dispozicion për publikun

– drejtpërdrejt të menaxhojë dhe mbikëqyrë të gjithë stafin

– për të vlerësuar nevojat e fëmijëve brenda kompetencës territoriale të Komunës

– për të siguruar që trajnimi i ofruesve të shërbimeve për fëmijë është në përputhshmëri me legjislacionin

– për të ndihmuar përdoruesit e shërbimit në qasjen në shërbimet e saktë

– për të bashkëpunuar plotësisht me kolegët e tjerë nga Qendra për Punë Sociale në zhvillimin e shërbimeve

– të ndërlidhet dhe të bashkëpunojnë me agjencitë e tjera (zyre për qeverisje të mirë, zyrat për të drejtat e njeriut, shëndetësi, arsim, OJQ-të, Policisë, mekanizmi ndërministror etj) në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve më të përshtatshme për fëmijë

– për të siguruar që shërbimet e ofruara janë në përputhje me standardet e pranuara minimale të ofrimit të shërbimeve

– rregullisht për të shqyrtuar dhe për të vlerësuar efektivitetin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit e shërbimeve

– Çështjet specifike të vështira me shfrytëzuesit e shërbimeve

– çështjet operacionale që lidhen me ofrimin e këtyre shërbimeve mundësitë e trajnimit në përputhje me planin vjetor të trajnimeve

  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale

◦ Arsimimi i kërkuar:. Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.

◦ Kualifikime të posaçme formale:Diplom – shkenca sociale, gjuhe angleze, pedagogji

◦ Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme nevojshme

– Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse te punës te fituara përmes arsimimit dhe trajnimeve;

– Aftësi për te kuptuar dhe zbatuar praktika operative për të përmirësuar efikasitetin;

– Aftësi për te punuar me vet iniciativë ne kuadër te planeve dhe proceduarve te përcaktuara;

Shkathtësi te mira te komunikimit, përfshirë aftësi për të dhënë udhëzime;

  1. Pozitat aktualisht lira

Kodi: RPC0003021

Nr. i Referencës: RN00009278

Titulli i pozitës: Zyrtar i Lartë për të Drejta të Fëmijëve

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti: 8

Institucioni: Komuna Prishtinë

Organizata /Vendi i punës: Qendra për Punë Sociale / Prishtine

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni duhet paraqitur për aplikim

◦ Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore

◦ Kopjet e dëshmisë së punësimit

◦ Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

◦ Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit

◦ Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende

◦ Certifikate nga Gjykata qe nuk jeni ner hetime (Jo me e vjeter nga data e shpalljes se ketij konkursi)

  1. Mënyra e vlerësimit kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive do vlerësohen

Njohurite e ligjeve rreth te drejtave te femijeve, do te jene perparesi per kandidatin.

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen