business

THIRRJE PËR OFERTË: Zhvillimin e “Planit për Restaurimin e Habitateve në Kosovë” 

  • star Publikuar: 31-10-2025
  • star Skadon: 09-11-2025
Kompani EC Ma Ndryshe
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë

Organizata Jo‐Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe

EC MA NDRYSHE

THIRRJE PËR OFERTË

EC Ma Ndryshe është organizatë joqeveritare e përqendruar në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm urban, dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Projekti “Ruajtja e biodiversitetit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike”, ka qëllim të zhvillojë kapacitete dhe ekspertizë për adresimin e sfidave mjedisore sa i përket ruajtjes së biodiversitetit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, përfshirë diskutime të informuara mbi politikat publike, por edhe për të ndikuar aktivisht në hartimin apo ndryshimin e tyre.

Në kuadër të këtij projekti, EC Ma Ndryshe fton të gjithë ekspertët/et të kualifikuar/a të paraqesin një propozim të kombinuar teknik dhe financiar me dokumentet e kërkuara sipas thirrjes për ofertë për të ofruar shërbime të konsulencës:

Zhvillimin e “Planit për Restaurimin e Habitateve në Kosovë”

OBJEKTIVI

Projekti “Ruajtja e biodiversitetit dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike” synon të vlerësojë dhe të identifikojë zonat me biodiversitet të rrezikuar përfshirë analizën e detajuar të të dhënave klimatike dhe modelimin e skenarëve të ndryshimeve ekologjike, duke u fokusuar në ndikimet e ndryshimeve klimatike mbi ekosistemet. Bazuar në këto të dhëna, do të identifikohen habitatet që kanë nevojë për restaurim dhe menaxhim më të mirë. Si pjesë e këtij projekti, EC fton të gjitha ekspert/e të paraqesin propozim teknik dhe financiar me dokumentet e kërkuara sipas thirrjes për ofertë për të ofruar shërbime të konsulencës për:

Zhvillimin e “Planit për Restaurimin e Habitateve në Kosovë”

Dokumentet e plota për aplikim mund të merren nga ekspert/e të interesuar/a me paraqitjen e një kërkese në adresën: [email protected] çdo ditë nga ora 09:00‐15:00.

Ofertat e dërguara duhet të mbeten të vlefshme 15 ditë pas datës së dorëzimit.

Propozimet tuaja duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected] më së voni deri më 09.11.2025 në orën 16:00. Asnjë propozim i vonuar nuk do të pranohet.