business

KONTABILIST/E

  • star Publikuar: 30-06-2023
  • star Skadon: 14-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Dauti Komerc
Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 7203

Kompania Dauti Komerc Sh.P.K me seli në fshatin Gërlicë, Komuna e Ferizajit, me qëllim të plotësimit të vendeve të reja të punës shpall konkurs për pozitën:

I. KONTABILIST/E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistron veprimet bankare, kontrollon shitjet – blerjet në detaje;
  • Përgatit raporte për deklarimet pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK);
  • Përgatit raporte për banka dhe institucione tjera;
  • Përgatit Pasqyrat Financiare;
  • Raporton në baza të rregullta për gjendjen në banka tek përgjegjësi.
  • Bën Barazimin me blerësa dhe furnitorë;
  • Kontrollon të gjitha transaksionet ditore;
  • Mbikqyr dhe kontrollon tërë procesin e punës ne departamentin e kontabilitetit;
  • Asiston në çështje teknike;
  • Sipas kërkesës kryen dhe punë tjera që nderlidhen me vendin e punës, detyra të caktuara nga Menaxhmenti.

Kualifikemet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare (Ekonomi, ose drejtime të ngjashme);
  • Çertifikim Kontabilist I certifikuar (e preferueshme);
  • Me përvojë pune në financa;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve.
  • Aftësi të mira komunikimi;

CV-të së bashku me dëshmitë e kualifikimeve arsimore të dërgohen përmes email adresës [email protected] ose kopjet fizike të dokumentacionit të dorëzohen në selinë e Kompanisë “Dauti Komerc” sh.p.k – Magjistralja Ferizaj-Kaçanik, respketivisht fshati Gërlicë Komuna e Ferizajit, edhe atë çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00-16:00h.

Kontakt tel: 049-736-933

Konkursi është i hapur deri më 14.07.2023