business

Zyrtar i Thesarit dhe Raportimit

  • star Publikuar: 06-03-2024
  • star Skadon: 12-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEP Trust
Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 843

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar i Thesarit dhe Raportimit

Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 06/2024)

Raporton tek: Udhëheqës i Departamentit të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar

Përmbledhje e punës:

Zyrtari i Thesarit dhe raportimit do të jetë përgjegjës për mbështetjen e institucionit me menaxhimin e parave të gatshme, financimin dhe parashikimin e likuiditetit, normat e interesit, investimin afatshkurtër dhe raportimin.

Përveç kësaj, ai/ajo do të mbajë menaxhimin e marrëdhënieve, operacionet e parave të gatshme dhe të thesarit, huamarrjen dhe investimin dhe do të ndihmoj në përmbushjen e politikave të përgjithshme dhe kërkesave rregullatore.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Përgjegjës për manxhim te aseteve financiare dhe borxhi duke përfshirë menaxhimin e parave të gatshme, menaxhimin e borxhit dhe investimin afatshkurtër të organizatës.
  • Pergjegjes per raportim te partneret huadhenes dhe te rregullatori
  • Përgjegjës për rrjedhën e parave dhe parashikimin e fondeve
  • Kryen dhe raporton analizën mujore të ndjeshmërisë së normës së interesit
  • Përgjegjës për administrimin e kontratave, respektimin e zotimeve dhe të gjitha transaksionet bankare hyrëse dhe dalëse për llogari të Organizatës
  • Përgjegjës për raportimin e detajeve të borxhit, zotimeve, parashikimit dhe të dhënave të tjera të lidhura me huamarrësit
  • Përgjegjës për menaxhimin e likuiditetit dhe raportet e normës së interesit
  • Monitoron, përditëson dhe raporton Planin Emergjent të Likuiditetit
  • Pergjegjes per raportet periodike te partneret huadhenes
  • Kontribuon në zhvillimin e strategjive, operacioneve dhe politikave rreth veprimtarive të thesarit.
  • Përdore teknologjinë e përparuar të magazinës së të dhënave dhe inteligjencës së biznesit
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Kandidatët duhet të zotërojnë një diplomë bachelor në Banka dhe Financa ose ndonje fushë të lidhur me të ose shkenca të dhënash/matematikë të aplikuar
  • Përvoja në raportimin financiar është e dëshirueshme.
  • Certifikime në fushën e lidhur do të konsiderohet si avantazh
  • Njohuritë mbi tregjet monetare, menaxhimin e investimeve të biznesit dhe strategjitë e financimit do të konsiderohen si avantazh
  • Njohuri mbi softuerin e përpunimit të të dhënave .
  • Komunikimi i mirë dhe aftësitë ndërpersonale, përfshijnë aftësitë e prezantimit
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 12 mars 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!