business

Thirrje për aplikime: "Mbështetje për OJQ-të rinore për nismat që fokusohen në punësimin e të rinjve"

  • star Publikuar: 20-12-2023
  • star Skadon: 03-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë, Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Deçan, Fushë Kosovë, Obiliq, Junik
Shikime 2041

CARE Deutschland e.V. Zyra në Kosovë në kuadër të Projektit Pjesëmarrje e të Rinjve të Kosovës – KYP

shpall:

Thirrje për aplikime

Mbështetje për OJQ-të rinore për nismat që fokusohen në punësimin e të rinjve

Data: 20 dhjetor 2023 Afati i fundit për aplikim: 3 janar 2024

Kjo thirrje për aplikim ka për qëllim mbështetjen financiare për organizatat joqeveritare (OJQ) që punojnë me të rinjtë për zbatimin e nismave të tyre që kanë për qëllim punësimin e të rinjve.

Kjo thirrje për aplikim shpallet në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe realizuar nga CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë. CARE Deutschland e.V. ka fituar kontratë granti në kuadër të thirrjes për propozime: Komisioni Evropian (Lot 2 – Demokracia pjesëmarrëse, angazhimi i të rinjve), që synon t’i ndihmojë të rinjtë që janë në pozitë të palakmueshme, për mobilizim në vendimmarrje, vullnetarizëm dhe punësim.

Objektivi i përgjithshëm i projektit KYP është t’i mbështesë të rinjtë që kanë pak mundësi, veçanërisht vajzat e reja, nga zonat rurale dhe qytetet e vogla të Kosovës, në mënyrë që të krijohen mundësi shtesë për rritjen e pjesëmarrjes së tyre sociale dhe ekonomike. Objektivat specifike të projektit janë: rritja e pjesëmarrjes demokratike, angazhimit qytetar dhe përfshirjes sociale të të rinjve që kanë pak mundësi, janë të margjinalizuar dhe/ose kanë aftësi të ndryshme, veçanërisht vajzave. Projekti fokusohet në tre komponentë kryesorë:

  • Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në pozitë të palakmueshme në vendimmarrje, në komunitete lokale dhe nivel qendror.
  • Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve të margjinalizuar, veçanërisht vajzave të reja, përmes zhvillimit të aftësive dhe përfshirjes në nisma vullnetare.
  • Nxitja e dialogut demokratik mes të rinjve kosovarë përmes ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore si dhe luftës kundër stereotipave dhe dezinformimit.

Pozita e të rinjve në Kosovë karakterizohet nga mungesa e mundësive praktike për pjesëmarrjen e tyre sociale dhe ekonomike. Me 53% të popullsisë nën moshën 25[1] vjeç, Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, që paraqet presion të madh demografik dhe ekonomik mbi shoqërinë kosovare, pasi çdo vit një brez të rinjsh përfundon shkollimin dhe fillon të kërkojë punë. Të rinjtë e Kosovës 15-24 vjeç kanë shkallë jashtëzakonisht të lartë papunësie prej 46.9%. Papunësia e vajzave të reja (15-24 vjeç) është edhe më e lartë sipas të statistikave të njëjta, në 61%, që tregon për margjinalizim dhe përjashtim të shumëfishtë. Projekti KYP synon të mbështesë aktivitete të ndryshme që çojnë në punësim më të madh të të rinjve në zonat e synuara të projektit.

  1. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË THIRRJES PËR APLIKIME

Kjo thirrje për aplikime është hartuar posaçërisht për nismat e udhëhequra nga të rinjtë që i angazhojnë të rinjtë e rritur dhe synon t’i mbështesë dhe t’i rrisë shkathtësitë për punësim te të rinjtë dhe t’u ofrojë të rinjve mundësi punësimi.

Pritet që projekt propozimet e mbështetura përmes kësaj thirrjeje ta rrisin angazhimin ekonomik të të rinjve dhe të kontribuojnë në punësimin e menjëhershëm të tyre.

OJQ-të rinore të interesuara për të aplikuar, krahas aktiviteteve tjera të planifikuara, duhet ta inkorporojnë detyrimisht në propozim punën praktike tremujore me pagesë në firmat lokale, për të paktën pesë të rinj.

Projekt propozimet të cilat përfitojnë nëngrante pritet t’i arrijnë këto rezultate:

  • Të krijohen mundësi të drejtpërdrejta për punësimin e të rinjve;
  • Të inkorporohen programe të detyrueshme të punës praktike në firma lokale për trajnim në vend të punës për praktikantë, për t’i rritur aftësitë e punës së të rinjve të angazhuar;
  • Të sigurohet qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi e subjekteve të mbështetura (OJQ-ve të regjistruara rinore) gjatë zbatimit të projekt propozimeve të planifikuara.

    1. Numri i nëngranteve

Projekti do t’i mbështesë 4 organizata joqeveritare rinore me shumë granti prej 8,000 eurosh.

  1. 2 Mbulimi gjeografik

Grantet do të ofrohen vetëm për subjekte formale: OJQ-të që punojnë me të rinjtë dhe që janë të regjistruara dhe që veprojnë në këto komuna: Deçan, Fushë-Kosovë, Junik, Gjakovë, Pejë, Rahovec, Obiliq, dhe Suharekë.

Projekti KYP do të përpiqet të bëjë shpërndarje proporcionale të nëngranteve për secilën komunë të synuar; megjithatë, shpërndarja e mbështetjes financiare do të varet nga cilësia e aplikimeve të pranuara.

PRANUESHMËRIA

2.1 Aplikantët e pranueshëm

  • OJQ-të e regjistruara zyrtarisht me programe për të rinjtë, që punojnë në fushat e avancimit të rolit të shoqërisë civile për drejtësinë sociale, proceset demokratike, pjesëmarrjen e të rinjve, të drejtat e njeriut, kulturë, mjedis dhe media, me të dhëna të demonstruara nga projektet e mëparshme me të rinjtë në komunitetet lokale dhe përvojë në bashkëpunimin me institucione lokale (zyrat e punësimit dhe aktorë tjerë lokalë), që aplikojnë me projekt propozim i cili rrit drejtpërdrejt dhe qartë kapacitetet e të rinjve dhe punësimin e të rinjve.

2.2 Aplikantët e papranueshëm

  • Individët
  • Subjektet joformale

    3. LLOJET E AKTIVITETEVE QË DO TË MBËSHTETEN

Thirrja mbështetë aktivitetet e projektit me fokus në njërën ose më shumë nga fushat e mëposhtme:

  • Programe për punë praktike për të rinjtë (aktivitet i domosdoshëm)
  • Trajnim për ngritjen e kapaciteteve te të rinjtë (aftësi të buta, marketing digjital, aftësi tjera që kërkohen në tregun e punës)
  • Punësim i të rinjve

Përveç fizibilitetit të aktiviteteve të mbështetura, projekt propozimi duhet të përshkruajë sa vijon:

  • Si do t’i lidhë praktikisht projekti i propozuar të rinjtë me tregun e punës?
  • Si do të kontribuojë projekti i propozuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të OJQ-së aplikuese dhe të rinjve të angazhuar në aktivitetet e propozuara?


Çështje ndërsektoriale

Integrimi i barazisë gjinore duhet të jetë çështje ndërsektoriale gjatë gjithë projektit të propozuar. Si rregull e përgjithshme, të gjithë kandidatëve u kërkohet t’i planifikojnë ndërhyrjet e tyre në mënyrë të barabartë, duke pasur parasysh ndikimin e ndërhyrjes për burra dhe gra, djem dhe vajza, dhe t’i shmangin kontributit në stereotipa të dëmshëm, e sipas mundësisë edhe t'i sfidojnë. Projekti do të nxisë veçanërisht pjesëmarrjen e vajzave të reja në aktivitetet e propozuara.

4. PRANUESHMËRIA E KOSTOVE

4.1 Kostot e pranueshme

Kostot e pranueshme janë kostot:

  • e cekura në buxhetin e propozuar si kosto që mund të identifikohen dhe verifikohen;
  • që planifikohet të shkaktohen bëhen gjatë realizimit të projektit/grantit të propozuar;
  • e nevojshme për realizimin dhe arritjen e suksesshme të aktiviteteve të projektit (siç janë burimet njerëzore, pagesa mujore për praktikantët, shpenzimet administrative dhe kosto tjera që ndikojnë në realizimin e aktiviteteve të projektit si punëtoritë, trajnimet, konferencat etj.);
  • e llogaritura në aplikim e që duhen të jetë në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor në fuqi në Kosovë.

4.2 Kostot e papranueshme

  • Borxhi dhe provizionet ose pagesat e humbjeve;
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar – TVSH-ja;
  • Pagesat e kredisë dhe kamatës;
  • Tarifat e këmbimit valutor;
  • Shpenzimet për amortizimin e pajisjeve;
  • Blerja e tokës ose e pronës së paluajtshme;
  • Blerja e automjetit ose gjeneratorit;
  • Blerja e mallrave të përdorura;
  • Pagesa e shpenzimeve që mbulohen nga donatorë tjerë;
  • Kreditë për palët e treta;
  • Kostot e shpenzimeve kapitale, si infrastruktura dhe toka.

4.3 Këto ndërhyrje/aktivitete nuk do të mbështeten:

  • Ndërhyrjet që janë të lidhura drejtpërdrejt me parti politike ose i mbështesin ato;
  • Investimet kapitale;
  • Grantet e përbëra tërësisht ose kryesisht nga punë përgatitore dhe/ose studime;
  • Idetë dhe aktivitetet e biznesit ndërkufitar që realizohen jashtë Kosovës;
  • Aktivitetet e llojit të shërbimit si asistenca teknike;
  • Fushata për promovim politik;
  • Ndërhyrjet që i nënshtrohen varësisë dhe miratimit me shumë nivele, e rrjedhimisht paraqesin rrezik të lartë për arritjen e rezultateve;
  • Nën-grantimi i palëve të treta;
  • Materialet e shtypura;
  • Bursat; studimet kërkimore dhe ato fizibiliteti, udhëtimet studimore.

    5. KUSHTET E CIKLIT TË GRANTIT

Pas pranimit të aplikimeve, projekti KYP do ta vendosë një numër më të madh aplikantësh në listën e ngushtë, që ftohen të marrin pjesë në trajnimin e detyrueshëm 3-ditor mbi zhvillimin e projekt propozimeve, për t’i përshtatur në hollësi aplikimet e propozuara në projekt propozim të realizueshëm, më pas do të futen në përzgjedhjen përfundimtare për financim. Pjesëmarrja në trajnimin mbi projekt propozimin nuk është garanci për financim.

Madhësia dhe kohëzgjatja e granteve

Lloji i aktivitetit që përfiton nëngrant

Shuma maksimale për përfitues të nëngrantit

Numri i parashikuar i mbështetjeve


Kohëzgjatja e zbatimit të skemës së granteve nga momenti i nënshkrimit të kontratës

Shuma e përgjithshme e parashikuar për thirrje

Aktivitete të udhëhequra nga të rinjtë

8,000 €

4 projekt propozime (OJQ)

Kohëzgjatja maksimale 5 muaj

32,000 €

Projekti rezervon të drejtën ta vendosë në listën e ngushtë një ose asnjërin aplikim të paraqitur si dhe të kërkojë informata shtesë nga aplikantët nëse nevojitet ndonjë sqarim për procesin e përzgjedhjes.

6. PROCEDURAT E PARAQITJES SË APLIKIMIT

Aplikimet do të dorëzohen përmes formularit për aplikim të përgatitur nga projekti, në cilëndo nga gjuhët në vijim: shqip, serbisht dhe anglisht. Aplikanti nuk mund të jetë pjesë e më shumë se një aplikimi. Aplikimi i plotësuar duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në këtë email: [email protected] më së voni deri më 3 janar 2024. Të gjithë aplikantët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  1. Formularin për aplikim (shtojca 1)
  2. Buxhetin (formulari i përfshirë si shtojca 2)
  3. Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së, e lëshuar nga Departamenti për OJQ; dhe Certifikatën e NUI/Numrit Fiskal.
  4. Vërtetimin që dëshmon se OJQ-ja nuk ka borxh ndaj ATK-së (jo më i vjetër se 3 muaj).

Aplikimet e pakompletuara dhe aplikimet e dorëzuara pas afatit të fundit nuk do të merren parasysh. Informatat e paraqitura nga aplikantët do të përdoren në mënyrë rigoroze për qëllimin e kësaj thirrjeje dhe nuk do të ndahen me persona apo institucione të tjera, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji i Kosovës ose kërkohet nga donatorët. Me paraqitjen e aplikimit të tyre, aplikantët do të marrin një konfirmim pranimi me një numër aplikimi.

Kërkesa për sqarime/informata të mëtejshme: Aplikantët mund t'i dorëzojnë kërkesat e tyre për sqarime deri më 26 dhjetor 2023 në orën 16:00, përmes emailit në: [email protected]

7. KRITERET PËR VLERËSIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE

HAPI 1: KONTROLLI ADMINISTRATIV

Aplikimi do të refuzohet nëse shqyrtimi i aplikimit zbulon gabime administrative, si më poshtë:

  • Aplikimi nuk ka arritur në kohën e duhur;
  • Pakoja e aplikimit nuk është kompletuar; Dokumentet e kërkuara mbështetëse nuk janë ofruar;
  • Formulari i aplikimit nuk është i nënshkruar nga personi i autorizuar;
  • Aplikanti/OJQ-ja është themeluar së fundmi (më pak se një vit më parë).

HAPI 2: VLERËSIMI I CILËSISË SË APLIKIMEVE

Cilësia e aplikimeve do të vlerësohet duke përdorur kriteret e vlerësimit më poshtë.

Kriteret e përzgjedhjes

Pikët

Maksimumi

Cilësia e projekt propozimit

A lidhet synimi kryesor i projekt propozimit me krijimin e kushteve për mundësi të reja punësimi për të rinjtë?

15

Sa në përputhje është projekt propozimi me qëllimet e përgjithshme dhe kushtet e projektit KYP të CARE?

20

A përfshin projekt propozimi komponentin social (punë me të rinjtë me më pak mundësi, minoritetet, nga zonat rurale, të rinjtë me aftësi të kufizuara, etj.) gjatë adresimit të çështjeve të punësimit të të rinjve?

15

A merret parasysh veçanërisht përfshirja e vajzave të reja?

15

Aftësitë menaxhuese - fizibiliteti

A demonstron aplikanti ekspertizën dhe kapacitetin përkatës për të punuar në aktivitetet e sugjeruara?

15

Kostot

A janë pasqyruar siç duhet në buxhet aktivitetet e nismës së propozuar?

10

A janë kostot buxhetore realiste në raport me aktivitetet e planifikuara?

10

Totali i pikëve

100

8. VLERËSIMI, VENDOSJA E APLIKIMEVE NË LISTËN E NGUSHTË DHE HAPAT E MËTEJSHËM

Procesi i përzgjedhjes do të bëhet në dy faza: vendosja në listën e ngushtë dhe përzgjedhja përfundimtare.

HAPI 1

Vendosja në listën e ngushtë: Vlerësimi administrativ i nismës së propozuar – aplikimeve dhe parapërzgjedhja e aplikimeve do të bëhet nga Komisioni Përzgjedhës i Projekteve. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve të kontrollit administrativ.

Rezultatet e procesit të parapërzgjedhjes do të njoftohen me email në email adresat e aplikantëve. Të gjithë aplikantëve të refuzuar do t'u dërgohen komente elektronike me e-mail jo më vonë se 7 ditë pas marrjes së vendimeve përfundimtare për aplikimet e vendosura në listën e ngushtë. Aplikantët e pasuksesshëm mund të ankohen brenda dy ditëve të punës nga dita kur është dërguar emaili i refuzimit. Aplikantët e parapërzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në trajnimin e detyrueshëm mbi zhvillimin e projekt propozimeve, pas së cilit do të kërkohet aplikimi përfundimtar dhe do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e përfituesve të grantit.

HAPI 2

Përzgjedhja përfundimtare: do të bëhet nga Komisioni Përzgjedhës i Projekteve. Përzgjedhja e nismave të propozuara për financim do të bëhet në bazë të kritereve të vlerësimit të cilësisë. Rezultatet e procesit të përzgjedhjes përfundimtare do të njoftohen me email në email adresat e aplikantëve. Të gjithë aplikantëve të refuzuar do t'u dërgohen komente elektronike me e-mail brenda 7 ditëve pasi të jenë marrë vendimet përfundimtare për përzgjedhjen përfundimtare të aplikimeve. Aplikantët e pasuksesshëm mund të ankohen brenda dy ditëve të punës nga dita kur është dërguar emaili i refuzimit.

Afati kohor i parashikuar për procesin e dhënies së grantit

Aktiviteti

Data

Thirrja e hapur për aplikime

20 dhjetor 2023

Kërkesat për sqarim/informata (përmes emailit)

jo më vonë se 26 dhjetor 2023

Sesioni informues online

26 dhjetor 2023 (nga ora 13:00 - 14:00)

Join Zoom Meeting

https://careorg.zoom.us/j/92605479539?pwd=K09haGdET2lyQ2dpUThJdDFJVTZmUT09

Meeting ID: 926 0547 9539

Passcode: 844161

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve

3 janar 2024

Informacioni i dërguar aplikantëve të vendosur në listën e ngushtë, me ftesa për të ndjekur trajnimin e detyrueshëm

5 janar 2024

3 ditë trajnim për rregullimin e propozimit

9 - 11 janar 2024

Afati i fundit për dorëzimin e projektpropozimeve dhe planeve buxhetore të finalizuara nga aplikantët

17 janar 2024

Shpallja e pritshme e aplikantëve të përzgjedhur për t'u mbështetur

30 janar 2024

Nënshkrimi i kontratës me aplikantët përfitues të grantit

1 shkurt 2024

Realizimi i skemës së granteve

1 shkurt – 30 qershor 2024

9. REALIZIMI I SKEMËS SË GRANTEVE

a. Kontraktimi dhe pronësia

CARE Deutschland e.V. Zyra në Kosovë do të nënshkruajë kontrata me përfituesit përfundimtarë të granteve, që rregullojnë marrëdhëniet e tyre, pronësinë etj.

Granti i projektit do të realizohet nëpërmjet transaksionit të fondeve, me këste, nga CARE për përfituesit e përzgjedhur të grantit. Të gjitha pagesat për aktivitetet e miratuara të projektit do t'u bëhen më pas përfituesve të përzgjedhur, në mënyrë rigoroze sipas shpenzimeve të miratuara nga projekt propozimi i tyre përfundimtar.

CARE Deutschland e.V. Zyra në Kosovë më pas do të ketë pronësinë mbi pajisjet dhe materialet e blera deri në fund të projektit KYP, kur të bëhen pronë e përfituesve.

CARE do të monitorojë përdorimin e fondeve të grantit gjatë gjithë procesit, përmes rishikimit të raportimit të rregullt, komunikimit të rregullt me përfituesit e nëngrantit dhe vizitave periodike në terren. Përveç raportimit të rregullt në CARE, përfituesit e nëngrantit (OJQ-të) janë të detyruar t'i sigurojnë stafit të CARE qasje të pakufizuar në informatat mbi ecurinë e projektit, statusin e të rinjve të angazhuar dhe mbi rezultatet e arritura ekonomike.

b. Kërkesa për përdorimin e pajisjeve dhe vizibilitet/dukshmëri

Përfituesit e grantit janë të detyruar të përdorin grantin e projektit vetëm për qëllimin e aktivitetit të tyre të udhëhequr nga të rinjtë, siç përshkruhet në projekt propozimet e tyre të miratuara. Për t'i monitoruar shpenzimet, granti do të jepet me këste që janë të lidhura me piketa. Në rast të keqpërdorimit të dëshmuar të fondeve, përfituesve të grantit do t'u kërkohet të kompensojnë dëmin dhe të kthejnë shumën e grantit për CARE.

Pajisjet e dhëna përmes grantit duhet të shënjohen sipas kërkesave të vizibilitetit, të cilat do të sigurohen nga CARE.

c. Publiciteti

Përfituesit duhet të njohin kontributin e fondeve të CARE Deutschland e.V. Zyra në Kosovë dhe Bashkimit Evropian (BE) në të gjitha publikimet, materialet audiovizuale, praninë online dhe rrjetet sociale, apo aktivitete të tjera që promovojnë aktivitetin sipërmarrës të zhvilluar përmes grantit të projektit. Në këtë drejtim, logot e CARE dhe Bashkimit Evropian (BE) si dhe deklarata e mohimit të përgjegjësisë që do të përdoret, do t'u sigurohen aplikantëve të suksesshëm nga ekipi i projektit CARE.