business

Kërkesë për Shprehje Interesi: Konsulent Lokal për të mbështetur aktivizimin e përfituesve të SAS

  • star Publikuar: 10-01-2024
  • star Skadon: 19-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2811

Kërkesë për Shprehje Interesi

Data: 26 Dhjetor 2023 Shteti: Kosova

ID e projektit: P171098

Emri i Kredisë së Bankës Botërore:Projekti për Reformëne Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës (SAS)

Konsulent Lokal për të mbështetur aktivizimin e përfituesve të SAS- it në tregun e punës

Prapavija

Qeveria e Kosovëska iniciuar procesine reformimit të skemës së asistencës socialetë synuar ndajvarfërisë (SAS) pas ratifikimit të Ligjit 08/L-176 në të cilin parashihet reforma e skemës së ndihmës sociale në Kosovë. Paralelisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hartuar dhe së shpejti do të pilotojë një mjet të ri për identifikimin e personave që janë të varfër dhe që kualifikohen për ndihmë sociale. Reformat në vazhdim do të përmirësojnë metodën aktuale të ndërveprimit ndërmjet Qendrave për Punë Sociale(QPS), përgjegjëse për shpërndarjen e pagesave me para, si dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), përgjegjëse përkoordinimin e shërbimeve të punësimit për përfituesit e SAS. Ligji i ri i SAS do të përfshijë ndryshimenë (i) modelin e përfitimeve që do të inkurajojë përfituesit për të marrëpjesë në tregune punës dhe (ii) do të ripërcaktojë grupin e synuar të masave të aktivizimit dhe detyrimet reciproketë përfshira. Kjo reformë do të shoqërohet me përpjekje shtesë për të mbështetur integrimin e përfituesve të SAS në tregun e punës. Në kombinim, këta faktorë do të rrisin kërkesën për shërbimete ofruara nga APRK-ja dhe do të kërkojnë një koordinim
të përmirësuar ndërmjetQPS- ve dhe APRK-së.

APRK aktualisht ofron një portofol tipik të programeve aktive të tregut të punës. Ngarkesa e rasteve është shumë e lartë pasi çdo këshilltar punësimi është përgjegjës për më shumë se 1000 punëkërkues të regjistruar. Të kushtëzuara nga disponueshmëria e fondeve të përbashkëta ndërmjet MFPT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, punëkërkuesit e regjistruar janë aktualisht në gjendje të përfitojnë nga Masat Aktive të Tregut të Punës (MATP) si trajnimi profesional, trajnimi në punë, një program praktike, një program vetëpunësimi, një subvencion page, punët publike dhe një program sipërmarrjeje.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të punëkërkuesve,Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), në koordinim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK)-në, dëshiron të bashkëpunojë me ofruesit jopublikë për ofrimin e shërbimeve të punësimit. Kosova ka një numër të konsiderueshëm të ofruesve jo publikë; shumica janë organizata joqeveritare që ofrojnë programetë fokusuara në sipërmarrje ose trajnime për shkathtësi dhe kanë përvojë në shërbim të grupeve të pa favorizuara, si të rinjtë, gratë, popullsitë etnike dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në Evropë, angazhiminë partneritete me ofrues jopublikëpër të përmirësuar mbulimin, cilësinëdhe efikasitetin është bërë praktikë e zakonshme për agjencitë publike të punësimit, pasi kompleksiteti i tregut të punës po rritet. Si bashkëpunimi ashtu edhe kontraktimi me autoritetet jopublike dhe organizatat joqeveritare
mund të rrisë mbulimin dhe të përmirësojë edhe më tutje cilësinë e ofrimit të shërbimeve të APRK-së.

Përshkrimi i angazhimit

Ky angazhim është nën Projektin e Reformës së Asistencës Sociale të zbatuar nga Departamenti për Politikat Sociale dhe Familjen (DPSF) që ndodhet në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Objektivi i projektit është të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës. Për të ri integruar përfituesit e ndihmës sociale në tregun e punës, nënkomponenti 1.2 përfshin aktivitetet që do të zbatohen në dy faza: 1) hartimi i një manuali të detajuar aktivizimi për të informuar hartimin e mbështetjes gjithëpërfshirëse të aktivizimit për përfituesit e kualifikuar të SAS; 2) mbështetje për zbatimin dhe monitorimin e një piloti siç përcaktohet në manualin e aktivizimit. Këto Terma të Referencës i referohen të dyja fazave të aktiviteteve.

Fushëveprimi

Synimi primar është ofrimi i ndihmës mbështetëse për APRK-në dhe konsulentin ndërkombëtar për integrimin e përfituesve të ndihmës sociale në tregun e punës. Fokusi do të jetë në zbatimin e një programi pilot që shfrytëzon shërbimet e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) si mbështetje parësore për përfituesit, ndërkohë që kontrakton shërbimet jashtë APRK. Konsulenti vendor, me një rol mbështetës, do të bashkëpunojë ngushtë me konsulentin ndërkombëtar për të kontribuar në një sërë rezultatesh që përshkruajnë veprimet e nevojshme për aktivizimin e përfituesve të ndihmës sociale dhe pilotimin e këtyre veprimeve me APRK-në.

Rezultatet

Rezultati 1: Vlerësimi dhe Opsionet e Dizajnit për Mbështetje

  • Kontribuon në propozimin e target grupittë përshtatshëm.
  • Ndihmon në detajimin e paketës së shërbimeve për integrimin në treg të punës të SAS përfituesve,
  • Kontribuon me njohurimbi shërbimet shtesëmbështetëse për përfituesit e SAS.
  • Mbështet për të përshkruar se si pilotimund të shkallëzohet dhe integrohet në institucionet si MFPT dhe APRK.
  • Përgatitë kornizë monitorimi dhe vlerësimi për të vlerësuar ndikimin e iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve në shërbimet e APRK-së, duke rishikuar
    rregullisht progresin dhe duke bërë përshtatje sipas nevojës.
  • Krijon një sistem gjithëpërfshirës dokumentacioni dhe njohurishinstitucionale, me praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra, duke siguruar vazhdimësi edhe kur ndodhin tranzicione të stafit.
  • Zhvillon një mekanizëm të strukturuar reagimipër të mbledhur të dhëna nga stafi i APRK-së në lidhje me efektivitetin e masave për ndërtimin e kapaciteteve, duke inkurajuar përmirësimin e vazhdueshëm dhe përsosjen e programeve të trajnimit.


Rezultati 2: Mbështetje në Manualin e Aktivizimit

  • Kontribuon në përcaktimin e strategjive të komunikimit, planeve të shtrirjes dhe procedurave të regjistrimit.
  • Siguron të dhëna mbi frekuencën dhe objektivat për ndërveprime për të maksimizuar ndikimin duke minimizuar kostot.
  • Ndihmon në detajimin e informacionit të kërkuar për proceset e regjistrimit, profilizimit dhe këshillimit të përfituesve.
  • Siguron mbështetje në përcaktimin e kontrolleve të përshtatshmërisë, prioritizimit dhe proceseve të referimit tek ofruesit e shërbimeve jopublike.
  • Ofron njohuri për udhëzime për përfituesit e SAS nga APRK dhe shërbimet e jashtme.
  • Kontribuon me ide për bashkëpunim me sektorin privat për përafrimin e aftësive.
  • Mbështet metodat e propozuara për kontrollin e cilësisë dhe menaxhimin e performancës.


Rezultati 3. Plani i Zbatimit të Pilotit

  • Siguron të dhëna për stafittë nevojshëm për regjistrim dhe referim në APRK.
  • Zhvillon programe të trajnimit të përshtatura bazuar në nevojat e identifikuara, duke u fokusuar në fusha të tilla si teknikatefektive të këshillimit, të kuptuarit e nuancave të punës me grupet e cenueshme dhe përdorimi i mjeteve dhe teknologjive moderne në shërbimet e punësimit.
  • Mbështet zbatimin e masave për forcimin e shërbimeve dhe metodave të punës së APRK për përfituesit e SAS.
  • Organizon punëtori interaktive për të përmirësuar aftësitë praktike të stafit të APRK, duke përfshirë aftësinë në përdorimin e softuerit dhe mjeteve për menaxhimin e të dhënave, regjistrimin dhe proceset e monitorimit.
  • Lehtëson sesionet e transferimit të njohurive, inkurajon stafin me përvojë për të ndarë praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra në trajtimin e përfituesve të SAS, duke nxitur një mjedis mësimor bashkëpunues brenda organizatës.
  • Nxitë bashkëpunimin me aktorët përkatës, duke përfshirë departamentet qeveritare, OJQ- të dhe institucionet arsimore, për të sjellë ekspertizë të jashtme, për të shkëmbyer njohuri dhe për të promovuar mundësitë e të mësuarit.

Rezultati 4. Mbështetje për APRK-në për hartimindhe zbatimin e MATP për përfituesit e SAS

  • Mbështet APRK-në në baza ditore në hartimin dhe zbatimin e masave të MATP për përfituesit e SAS.
  • Ështe palë për Njësinë Kordinuese të Projektit (NjKP)-në në APRK në aktivitetet e lidhura me projektin e SAS.
  • Ndërlidhet me NJKP-në për nevojat e asistencës teknike të APRK-së në zbatimine pilotit të aktivizimit dhe komponentit 1.2.
  • Propozon masa për zhvillimin e kapaciteteve për APRK-në.
  • Detyra të tjera në linjë me qëllimin e projektit për APRK-në siç është rënë dakord me drejtorin e APRK-së dhe koordinatorin e NJKP-së.

Rezultatet

Të gjitha dorëzimet e mëposhtme do të hartohen në bashkëpunim me një konsulent ndërkombëtar,
megjithëse përgjegjësia përfundimtare e dorëzimitdo të jetë mbi konsulentin e punësuar si pjesë e
kësaj kontrate.

Rezultatet do të konsiderohen si pikë që duhet të arrihen gjatë angazhimit paralelisht me mbështetjen për APRK-në nën rezultatin 4.

Nr.Raporti

Afati kohor

(pas nënshkrimit të kontratës)

1Opsionet e vlerësimit dhe projektimit përpilotin e aktivizimit4 javë
2Draft Manualii Aktivizimit me të dhënatminimale të kërkuara sipas fushës së mësipërme të punës.10 javë
3Manualipërfundimtar i aktivizimit pa asnjë kundërshtim nga ekipi i
Bankës Botërore.
14 javë
4Plani i zbatimit të pilotit dhe raporti i trajnimeve14 javë

Orari i pagesave

Konsulenti vendor dotë angazhohet me kohë të plotë për një periudhë prej 24 muajsh në mbështetje të NJKP dhe APRK në hartimin dhe zbatimin e MATP për përfituesit e SAS. Pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të raporteve mujore që i ofrohen NJKP-së.

Kualifikimet

  • Minimumi 5 vjet përvojë në politikat e tregut të punës ose në fusha të ngjashme
  • Një diplomë bachelornë ekonomi, politikasociale ose fushë përkatëse
  • Aftësi në gjuhënangleze
  • Përvojë në dialogune politikave të tregut të punës
  • Njohuri me modelete shërbimeve të punësimit për grupet e cenueshme
  • Njohuri me modelet që përfshijnë kontraktimin e shërbimeve të punësimit tek ofruesit jopublikë

Raportimi dhe afati kohor:

  • Kohëzgjatja e konsulencës: Janar 2024 deri në Dhjetor2025
  • Raportimi direkt te Koordinatori i Projektit në koordinim të ngushtë me ekipin e Bankës Botërore dhe Drejtorin e Përgjithshëm të APRK

Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnëinformacion që tregon se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për të kryer shërbimet.

Kriteret e vlerësimit janë:

PërshkrimiPikët
Kualifikimet e konsulentit40 pikë
Përvojë dhenjohuri në detyratë ngjashme60 pikë

Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqettek Seksioni VII, paragrafët, 7.34, 7.35, 7.36 dhe

7.37 të “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të BankësBotërore korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.

Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (IC) në marrëveshjet
e mësipërme të Marrëveshjes Kornizetë përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekurkriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.

Informacione të mëtejshme mund të merrennë adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, pra nga ora 08:00 deri në 16:00.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) me subject line “emri&mbiemri_Kerkese per shprehje te interestit per Konsulent Lokal për të mbështetur aktivizimin e përfituesve të SAS” deri të Premten, 19 Janar 2024 deri në orën 16:00, dhe duhet të përfshijnë:

  • CV
  • Dëshmi kualifikimi (diplomadhe certifikata)
  • Minimumi 3 referenca që vërtetojnë përvojëne punës në fushën e kërkuar

Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Socialetë Kosovës (SAS)Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP

Rruga UÇK, Nr.1,Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë

E-mail: [email protected]