Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
649
Shield Recruitment & HR kërkon një Specialist/e i/e Thesarit/Aseteve dhe Detyrimeve
(1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtjen e limiteve të brendshme dhe atyre të rregullatorit që ndërlidhen me punët e Thesarit;
- Implementimin e të gjitha rregulloreve të BQK-së në kuadër të Thesarit;
- Asiston në menaxhimin e likuiditetit të Bankës, menaxhimin e Nostro llogarive dhe llogarisë së BQK;
- Monitoron vlerat në LCR/NSFR si dhe matësit tjerë të likuiditetit dhe raporton ndryshimet dhe efektet tek mbikëqyrësi;
- Bënë raporte të ndryshme ditore, javore, mujore për Komitetin e ALCO-s, Likuiditetit, me theks të veçanta pjesën e Thesarit; e që nuk janë pjesë e DataAnalytics/MIS dhe propozon automatizim të raportimit tek njësia e MIS/Data Analytics.
- Subjekt i aprovimit nga mbikëqyrësi, në mënyrë të pavarur ose me kërkesë nga mbikëqyrësi kryen investime në tregun e parasë dhe letrave me vlerë.
- Bënë shitblerjen e valutave të huaja;
- Bënë shitblerjen e letrave me vlerë dhe ekzekutimin e transaksioneve në lidhje me letra me vlerë;
- Monitoron librin e interesit dhe tregut dhe përkrah zhvillimin e Funds Transfer pricingut (bazuar në risk).
- Koordinon dhe monitoron procesin e bartjes së kesh-it dhe bashkëpunon me të gjitha degët për pjesën e transportit të kesh-it;
- Përgjegjës për raportim në risk operacional konform procedurave në fuqi;
- Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankë;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet;
- Fakulteti Ekonomik ose Administrim Biznesi;
- Njohuri të mira të produkteve bankare ;
- Së paku tri vite përvojë pune bankare;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;
- Aftësi të mira menaxheriale dhe udhëheqëse.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Janar 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.