-thumbnail.jpg)
KONKURS PUNE
Kompania: M3 Logistics SH.P.K.
Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës: I plotë
Kontrata: Me kohë të pacaktuar (pas periudhës provuese)
Paga: Konkurruese, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet
1) Zyrtar për Transport dhe Logjistikë
Përshkrimi i punës:
Planifikon, organizon dhe menaxhon aktivitetet e transportit dhe logjistikës, koordinon dërgesat, menaxhon flotën dhe dokumentacionin përkatës, siguron përputhshmëri me politikat/ligjet dhe bashkëpunon me departamentet për zinxhir furnizimi efikas.
Detyrat kryesore:
- Planifikim dhe organizim i dërgesave të mallrave/stafit
- Koordinim me furnitorë, shoferë dhe palët e përfshira
- Monitorim i gjendjes dhe mirëmbajtjes së automjeteve
- Përgatitje/mbajtje e dokumentacionit (urdhër-transport, fletë-dërgesa, etj.)
- Analiza e performancës dhe propozim përmirësimesh
- Sigurim i përputhshmërisë me politikat dhe ligjet në fuqi
Kualifikimet:
- Diplomë në Menaxhim/Logjistikë/Ekonomi/Inxhinieri ose fusha të ngjashme
- ≥ 2 vite përvojë në transport/logjistikë
- Njohuri shumë të mira në MS Office dhe sisteme TMS/WMS (avantazh)
- Aftësi organizative, menaxhim kohe, punë në ekip dhe nën presion
- Patentë shoferi – kategoria B
- Njohja e gjühës serbe dhe angleze (e folur/shkruar) – e domosdoshme
---------------------------------------
2) Shofer Kamioni
Përshkrimi i punës:
Transport i sigurt dhe në kohë i mallrave brenda/jashtë Kosovës, dorëzim sipas kërkesave logjistike, mirëmbajtje bazike e automjetit dhe respektim i procedurave/dokumentacionit.
Detyrat kryesore:
- Transport brenda dhe/ose jashtë Kosovës sipas orarit
- Kontroll/mïrëmbajtje bazike e gjendjes teknike të kamionit
- Mbajtje/dorëzim i dokumentacionit (CMR, fletë-ngarkese, etj.)
- Sigurim korrekt i ngarkesës
- Komunikim i rregullt me logjistikën dhe raportim i vonesave/defekteve
- Respektim i rregullave të qarkullimit dhe politikave të kompanisë
Kualifikimet:
- Patentë shoferi kategoria C (kategoria E – përparësi)
- ≥ 1 vit përvojë si shofer kamioni (përvoja ndërkombëtare – plus)
- Njohje e dokumentacionit të transportit
- Gatishmëri për udhëtime të shpeshta dhe punë jashtë orarit kur kërkohet
- Sjellje profesionale, përgjegjësi dhe përkushtim
Aplikimi
Dërgoni CV-në (dhe, nëse keni, letrën e motivimit) në: [email protected]
Subjekti i emailit:
- Aplikim – Zyrtar për Transport dhe Logjistikë ose
- Aplikim – Shofer Kamioni
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet.
Apliko shpejtë përmes sistemit!