FTESË PËR KUOTIM/OFERTË
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë(Action for Mothers and Children)është fondacion humanitar, jo-profitabil, jo-qeveritar, jo-sektar, që dizajnon dhe menaxhon programe të ndryshme—në katër shtylla kryesore: edukim, avokim, hulumtim dhe furnizim me pajisje mjekësore dhe medikamente për përmirësim të shëndetit të nënave dhe fëmijëve.
Për realizimin e aktiviteteve ditore të të gjitha projekteve të organizatës,AMC fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuar të paraqesin ofertën financiare së bashku me dokumentet e kërkuara në dosje me numër të aktivitetit të prokurimit:
AMC 2024 003 Shërbime të transportit-TAXI
Ofertuesit e specializuar dhe të interesuar, mund të tërheqin dosjën e kërkesës për kuotim së bashku me specifikacione duke bërë kërkesë përmes postës elektronike në emailin [email protected] me titull AMC 2024 003 Shërbime të transportit-TAXI deri më datë 18/02/2024.
Ofertat e vulosura, të nënshkruara së bashku me dokumentet e kërkuara të dorëzohen përmes postës elektronike në emailin [email protected], më së largu deri më: 21 Shkurt 2024.