business

Campaign Manager

  • star Publikuar: 24-01-2025
  • star Skadon: 02-02-2025
Kompani STAFFIX
Kategoritë Marketing
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 142


POZITA: Campaign Manager
REFERENCA: SX-25-008
QYTETI: Prishtinë
PAGA: 600-900€

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Creative Consulting jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Campaign Manager. Ai ose ajo do të luajë një rol kyç në organizimin dhe menaxhimin e fushatave, duke kontribuar me ide kreative dhe duke siguruar performancë të dukshme.

PËRGJEGJËSITË:

  • Krijimi dhe zbatimi i strategjive për kampanja në rrjetet sociale, Google Ads, Meta Ads dhe platforma të tjera
  • Menaxhimi i buxheteve të fushatave për arritje të rezultateve më të mira
  • Bashkëpunimi me ekipin kreativ për krijimin e përmbajtjes vizuale dhe tekstuale që përputhet me qëllimet e fushatave
  • Monitorimi dhe analizimi i rezultateve të fushatave duke përdorur mjete analitike
  • Përgatitja e raporteve për klientët dhe sugjerimi i mënyrave për përmirësime
  • Hulumtimi dhe mbajtja e informacioneve të përditësuara për trendet dhe teknikat e marketingut digjital

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet të ketë të përfunduara studimet bachelor
  • Përvojë në menaxhimin e fushatave online, me fokus në përdorimin e Meta Ads dhe Google Ads
  • Njohuri të mira për platformat e mediave sociale, SEO dhe mjete analitike si Google Analytics
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi për të bashkëpunuar me ekipin dhe klientët
  • Aftësi për të analizuar të dhënat dhe për të marrë vendime të bazuara në to
  • Pasion për kreativitetin dhe dëshirë për të mësuar dhe përparuar

OFERTA:

  • Paga prej 600€ deri në 900€ neto
  • Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Premte
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse
  • Kompensim te shpenzimeve të telefonit
  • Snacks, kafe dhe pije
  • Mbështetje për rritjen e vazhdueshme personale, duke ndjekur trajnime profesionale
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.02.2025. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.