business

Përfaqësues të shitjeve në Showroom (4)

  • star Publikuar: 19-09-2022
  • star Skadon: 05-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani SMEG Kosova
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3090

Kompania SMEG Kosova, brand fitues i çmimeve ndërkombëtare, për kuzhinën tuaj. Smeg i dizenjuar nga arkitektë dhe stilistë të njohur ndërkombëtarisht shume shpejt vjen me nje perfaqesi zyrtare dhe ne Kosove. Per te ndertuar ekipin tone, kompania kërkon të punësojë 4 persona në pozicionin e përfaqësuesit të shitjeve në show room.
Kandidatët duhet të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, eksperiencë në pritjen dhe zbulimin e nevojave të klientit si dhe bindës në përcjelljen e informacionit me qëllim final realizimin e shitjes.

Pozita: Përfaqësues të shitjeve në Showroom (4 pozita të lira)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të informojnë klientët mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e ofruara;
  • Të ofrojnë shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve;
  • Të ndjekin me përpikmëri proceset e punës sic përcaktohet në udhëzimet e përcaktuara paraprakisht;
  • Të tregohet bashkëpunues me të gjithë sektorët brenda kompanisë për të mundësuar realizimin me sukses procesit të shitjes;
  • Të realizojë aktivitetin e shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve dhe arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
  • Të tregojë kujdes ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe komode për klientët;
  • Bashkëveprim të ngushtë me departamentin e shërbimit ndaj klientit për ndjekjen me përpikmëri të kërkesave të klientëve
  • Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojne kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Universitare.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve në të njëjtin sektor përbën avantazh.
  • Prefrohet me njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
  • Aftësi të mira kompjuterike të paketës Office dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet e aplikuara të shitjes (per kete do te trajnohet ne kompani;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Të jetë person energjik dhe i motivuar, i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
  • I/e disponueshem për të punuar me turne;
  • I/e besueshëm dhe i/e aftë për të ndërmarrë iniciativa;
  • Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;

Ne ofrojmë një ambient shumë miqësor, kushte shumë të favorshme pune si dhe mundësi rritje profesionale bazuar në performancë.

Për aplikime ju lutem përvec CV, na tregoni dicka për veten tuaj përse jeni të motivuar për këtë pozicion pune, në adresën e e-mailit [email protected] 

Afati i aplikimit 05 Tetor 2022