business

Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit

  • star Publikuar: 04-09-2023
  • star Skadon: 04-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hortikultura
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1088

Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve nr. 2119 të datës 31.08.2023 si dhe dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 5 pika 5.3 të Statutit të NPL “Hortikultura” SH.A, Bordi i Drejtorëve të NPL “Hortikultura” SH.A me datë 04.09.2023 shpallë konkurs publik për këtë pozitë:

Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite me mundësi vazhdimi.

Orari i punës: I plotë

Niveli i pagës: Sipas Rregullores së Brendshme të Ndërmarrjes

Vendi: Prishtinë

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Të posedojë diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik
  • Të posedojë përvojë pune së paku 5 vite në nivele të larta menaxheriale.
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
  • Të ketë aftësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;
  • Njohja e Gjuhës Angleze e preferuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përpilon planin buxhetor dhe kërkesën për ndarje buxhetore të ndërmarrjes;
  • Përpilon planin e biznesit, raportet vjetore dhe tremujore brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike;
  • Siguron që të gjitha faturat e rregullta të pranuara në ndërmarrje të regjistrohen dhe të ekzekutohen brenda afatit ligjor;
  • Është përgjegjës për zbatimin e të gjitha dispozitave financiare dhe standardeve të kontabilitetit, ligjet e aplikueshme në Kosovë, të cilat rregullojnë çështjet financiare dhe aktet normative të ndërmarrjes;
  • Organizon, udhëheq dhe kontrollon punën e departamentit financiar;
  • Mban evidencë dhe dokumentacion të saktë për investimet dhe pagesat e ndërmarrjes;
  • Kujdeset për pasurinë e ndërmarrjes, monitoron punën e komisioneve, kontrollon hyrje -daljet financiare në përgjithësi;
  • Përcjell gjendjen financiare në banka dhe bashkëpunon me institucionet bankare dhe organet tjera në interes të ndërmarrjes;

Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar;
  • CV e aplikantit;
  • Diplomën universitare nga Fakulteti Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale;
  • Deklaratën nën Betim;
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo me e vjetër se 6 muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NPL ”Hortikultura’’Sh.A., Rr. Tahir Zajmi në Prishtinë objekti i Zjarrëfikësve, çdo ditë pune prej orës 07:00 – 15:00, në afat prej 30 ditësh nga data e publikimit të konkursit në mjetet e informimit. Data përfundimtare për dorëzimin e aplikacioneve është 04.10.2023. Aplikacioni mund të merret në zyrat e ndërmarrjes.