Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
17886
Konkurs për vend pune
Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a (IFJB Lesna sh.a), Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës :
Pozita: Auditor i Brendshëm
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon dhe vendos funksionimin e Auditimit të Brendshëm.
- Harton strategjinë, planin dhe programin e Auditimit të Brendshëm për aprovim nga Komiteti i Auditimit.
- Bazuar në kompetencat statusore siguron që aktivitetet e Institucionit të jenë në harmoni me të gjitha rregullat ligjore dhe statusin e saj.
- Auditon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionareve, Bordit Drejtues dhe të Komitetit të Auditimit të IFJB Lesna sh.a.
- Auditon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.
- Auditon zbatimin e procedurave adekuate të kontabilitetit të procedurave të kontrolleve të brendshme.
- Kryen auditimet sipas planit të Departamentit të Auditimit te Brendshëm;
- Diskuton rezultatet e auditimit të kryera me personat përgjegjës;
- Organizon, udhëzon dhe mbikëqyr realizimin e detyrave të punës nga auditorët e brendshëm;
- Kryen te gjitha detyrat qe përcaktohen me Rregulloret dhe Ligjet në fuqi.
- Siguron mbështetje të nevojshme të auditorëve te jashtëm dhe BQK-së.
Kualifikimet:
- Fakulteti Ekonomik ose profile te ngjashme.
- Thirrja Auditor i Brendshëm i Certifikuar apo Kontabilistë i Certifikuar e lëshuar nga një shoqatë e licencuar.
- Së paku tre (3) vite përvojë menaxheriale në fushën e administrimit të biznesit, financave dhe kontabilitetit. Nga kjo përvojë pune, është përparësi përvoja e punës specifike në Auditim.
- Njohja e Gjuhës Angleze dhe Njohuri të mira në kompjuter.
- Aftësi organizative ,analitike dhe menaxhuese.
- Të posedojë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizimi të punës.
- Te ketë aftësi të mira për të interpretuar dhe zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, si dhe legjislacionin në fuqi që i përgjigjet veprimtarisë së kompanisë; të ketë shkathtësi të mira të prezantimit dhe raportimit
Si të Aplikoni?
Përpos CV, kërkohet që kandidatët të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë të nevojshëm sipas konkursit (përvoja e punës, certifikatën e auditorit të brendshëm/ apo titullit të fituar të shkollimit /certifikimit, kopja e letërnjoftimit).
Dokumentet e aplikimit mund ti dërgoni në e-mail: [email protected] apo në zyrat tona, Adresa: Rruga “Rexhep Luci” Nr.10, Prishtinë.
Afati i fundit për aplikim: 20.06.2023
Vetëm kandidatët te cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.