business

Drejtor/e Menaxhues/e – BONEVET Peja

  • star Publikuar: 24-04-2024
  • star Skadon: 06-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Biznes dhe Menaxhment, Teknologji Informative - ICT, Arsim&Edukim, OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Pejë
Shikime 1536

Drejtor/e Menaxhues/e – BONEVET Peja

BONEVET Peja është në kërkim të një kandidati/e të kualifikuar dhe me pasion për të qenë në pozitën e Drejtor/e Menaxhues/e në Fondacionin BONEVET Peja.

Drejtori/ja Menaxhues/e është përgjegjës/e për menaxhimin e BONEVET Peja në koordinim me Bordin Drejtues si instanca më e lartë e organizatës, duke garantuar ambient të sigurtë, profesional, pozitiv dhe motivues për të gjithë. Ndër tjerash, detyrat e kësaj pozite përfshijnë përpilimin e planit vjetor buxhetor dhe të aktiviteteve, përgatitjen e raporteve 3 mujore dhe vjetore, rekrutimin e ekipit punues, angazhimin në gjetjen e mjeteve financiare dhe sigurimin që të gjitha kostot dhe aktivitetet të jenë konform planeve vjetore.

Kandidati/ja pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze.

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet Menaxhment, Ekonomi apo Shkencë dhe Teknologji;
  • Përvoja e punës në menaxhim dhe/apo në edukim është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe dhe në gjuhën angleze);
  • Aftësi të shkëlqyeshme digjitale në përdorimin e softuerëve dhe mjeteve tjera të ngjashme të punës;
  • Preferohet që kandidati/ja të ushqej pasion për kontributin komunitar dhe ndikimin pozitiv në shoqëri;
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Menaxhimi i BONEVET Peja dhe raportimi i rregullt te Bordi Drejtues i organizatës;
  • Kultivimi i një ambienti pozitiv dhe motivues për ekipin, nxënësit dhe të gjithë hisedarët tjerë, ku zhvillohet dhe ndërtohet kreativiteti, kureshtja dhe dëshira për zhvillim e kontribut;
  • Përpilimi i planit vjetor për BONEVET Peja dhe i raporteve tjera mujore apo vjetore;
  • Rekrutimi i ekipit punues, në bashkëpunim me Bordin Drejtues;
  • Angazhimi në sigurimin e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake, donatorët, bizneset apo individë me qëllim sigurimin e operimit të përmbajtshëm financiar;
  • Siguron që të gjitha kostot operacionale të mbahen nën kontroll dhe janë në pajtim me planin vjetor të buxhetit;
  • Angazhohet në përcjelljen aktive të procesit mësimor në BONEVET, ku përmes observimit dhe delegimit të punëve të ekipi i punës, sigurohet që kualiteti i mësimit në BONEVET të jetë i lartë dhe gjithmonë në përmirësim e në hap me praktikat më moderne e efektive edukative;
  • Marrë parasysh përgjegjësitë e shumta, Drejtori/ja Menaxhues/e duhet të mësojë të punojë me prioritete. Pritet që Drejtori/ja Menaxhues/e të kryejë detyra tjera të ndërlidhura.

Për të lexuar përgjegjësitë e plota, ju lutem klikoni KËTU.

Data e fundit për aplikim: 3 maj 2024, ora 23:59

*Për të fituar çasje në formën e aplikimit në linkun mëposhtë ju duhet të keni një llogari në Gmail.

Forma e aplikimit: KLIKO KËTU