business

Ekspert i jashtëm

  • star Publikuar: 14-10-2024
  • star Skadon: 20-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 496

TERM I REFERENCËS PËR EKSPERT TË JASHTËM PËR ZHVILIMIN E NJË PAKO DOKUMENTESH UDHËRËFYESE PËR PUNËDHËNËSIT PËR KRIJIMIN E PROCESEVE REKRUTUESE GJITHËPËRFSHIRËSE TË CILAT LUFTOJNË PARAGJYKIMET DHE FORMAT STRUKTURORE TË DISKRIMINIMIT NË VENDIN E PUNËS.

Angazhimi i një Eksperti të jashtëm për zhvillimin e një pako dokumentesh udherefyese (toolkit) për punëdhënësit për krijimin proceseve rekrutuese gjithëpërfshirëse te cilat luftojne paragjykimet dhe format strukturore të diskriminimit ne vendin e punes.

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqëri përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Ndërmarrjet dhe institucionet në shumë vende përballen ende me sfida në krijimin e mjediseve të punës gjithëpërfshirëse dhe barabarta. Ndërsa shumë punëdhënës janë të përkushtuar për të respektuar standardet e barazisë dhe diversitetit, paragjykimet dhe format e fshehura të diskriminimit shpesh janë të pranishme në proceset e tyre të brendshme. Këto forma diskriminimi, të cilat përfshijnë struktura të padukshme, praktika të ngulitura dhe paragjykime të pavetëdijshme, mund të ndikojnë në mundësitë për grupet e margjinalizuara, duke përfshirë gratë, komunitetet etnike dhe raciale, dhe individët me aftësi të kufizuara.

Në këtë kontekst, është e nevojshme të hartohen dokumente udherrefyese per te ndihmuar punëdhënësve të identifikojnë dhe të eliminojnë këto barriera strukturore, si dhe të sigurojnë që mjediset e punës të jenë të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse për të gjithë. Duke përmirësuar praktikat e tyre të brendshme, punëdhënësit jo vetëm që mund të kontribuojnë në ndërtimin e një kulture të përfshirjes, por edhe të rrisin performancën dhe kënaqësinë e punonjësve.

Angazhimi i një eksperti të jashtëm për të zhvilluar nje set dokumentesh udherrefyese është thelbësore për të siguruar që proceset rekrutuese jane gjithëpërfshirëse dhe te cilat luftojne paragjykimet dhe format strukturore të diskriminimit ne vendin e punes në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të jenë të përshtatura me nevojat specifike të punëdhënësve në kontekstin e tyre kulturor dhe ligjor. Pako e dokumenteve do të shërbejë si udhërrefyes për punëdhënësit në hartimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse, duke trajtuar jo vetëm paragjykimet e dukshme, por edhe format e fshehura dhe strukturore të diskriminimit.

  1. QËLLIMI SPECIFIK
  2. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E EKSPERIT/EKSPERTES:
  3. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Qëllimi i këtij angazhimi është të ndihmojë punëdhënësit në krijimin e mjediseve të punës gjithëpërfshirëse dhe të barabarta për të gjithë punonjësit, duke adresuar paragjykimet, diskriminimin dhe format strukturore ose të fshehura të përjashtimit. Dokumentet që do të zhvillohet nga eksperti do të udhëzojnë punëdhënësit në përmirësimin e praktikave rekrutuese duke promovuar përfshirjen e diversitetit dhe barazinë në vendin e punës.

Objektivat specifike përfshijnë:

  • Zhvillimin e një pako dokumentesh praktike që i ndihmon punëdhënësit të ndërtojnë politika të punësimit gjithëpërfshirës.
  • Identifikimi dhe eliminimi i formave të fshehura të diskriminimit në proceset e rekrutimit, promovimit ne pune dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Promovimi i një qasjeje sistematike për krijimin e mjediseve të punës që mbështesin diversitetin dhe përfshirjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara.

Eksperti/ja i/e angazhuar do të kryejë detyrat e mëposhtme:

  • Zhvillimi i një pako dokumentesh udherefyese (toolkit) për punëdhënësit për krijimin proceseve rekrutuese gjithëpërfshirëse te cilat luftojne paragjykimet dhe format strukturore të diskriminimit ne vendin e punes.
  • Analizimi i praktikave të brendshme/ Identifikimi i boshllëqeve dhe barrierave strukturore në praktikat aktuale të punësimit që mund të kontribuojnë në paragjykime dhe përjashtim.
  • Sigurimi i rekomandimeve të qarta dhe të zbatueshme për përmirësimin e proceseve të rekrutimit, menaxhimit dhe zhvillimit profesional, duke siguruar përfshirje të barabartë për të gjithë punonjësit.
  • Zhvillimi i materialeve për trajnimin e burimeve njerëzore të sektorit privat për të adresuar çështjet e përfshirjes, diversitetit dhe luftimit të diskriminimit në vendet e punës.
  • Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve për sektorin privat me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre në krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse dhe për të përmirësuar proceset e brendshme të burimeve njerëzore.

Dokumentet që do të hartohen nga eksperti/ja janë të destinuara kryesisht për përdorim nga punëdhënësit në sektorin privat, departamentet e burimeve njerëzore, si dhe menaxherët e lartë të organizatave që synojnë të krijojnë mjedise pune gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim. Këto dokumente do të ofrojnë udhëzime praktike për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të përfshirjes, duke ndihmuar organizatat të identifikojnë dhe të eliminojnë paragjykimet dhe format e fshehura të diskriminimit.

Dokumentet gjithashtu do të shërbejnë si një burim trajnimi për ekipet e burimeve njerëzore dhe menaxherët e linjës, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e procedurave gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin e kapaciteteve të brendshme për përfshirje dhe diversitet në vendin e punës.

6. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar.

6.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve më së shumti tridhjetë e pesë (35) ditë pune.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat përkatëse (si politika publike, të drejtat e njeriut, ose fusha të ngjashme).
  • Të paktën 5 vite përvojë në fushën e përfshirjes sociale dhe krijimin e vendeve të punës gjithëpërfshirëse.
  • Njohuri të thelluara mbi çështjet e diskriminimit dhe përfshirjes në vendet e punës.
  • Përvoja e mëparshme me projekte të ngjashme është e dëshirueshme.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV-në e kandidatit.
  • Një shembull të dokumentacioneve të ngjashme të zhvilluara më parë.
  • Një propozim teknik mbi qasjen dhe metodologjinë e propozuar për zhvillimin e pakos se dokumenteve udherrefyese
  • Një propozim teknik mbi qasjen dhe metodologjinë e propozuar për zhvillimin e pakos se dokumenteve udherrefyese.
  • Planin e punës te detajuar dhe oferten financiare

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] .

Ju lutemi shkruani subjektin e thirrjes!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 20/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.